E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi deklaroi ne Cetinje te Malit te Zi ku po mbahet Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore se eshte domosdoshmëri përfshirja e shtetit të ri, demokratik e shumëetnik të Kosovës.
Topi nė forumin rajonal tė Cetinjės: Mos e pėrjashtoni mė Kosovėn
Presidenti i Shqiperise Bamir Topi deklaroi ne Cetinje te Malit te Zi ku po mbahet Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore se eshte domosdoshmëri përfshirja e shtetit të ri, demokratik e shumëetnik të Kosovës. “Ashtu edhe çdo nismë tjetër me karakter turistik apo kulturor rajonal nuk mund të lerë jashtë as ekzistencen e aspak kontributin po aq të çmuar të popullit të Kosovës dhe të këtij vendi sa të bukur aq edhe të lashtë në historinë e vjetër dhe aq të vyer në historinë e re të tolerancës dhe të bashkëjetesës etnike dhe atë të besimeve”, deklaroi Topi ne fjalen e tij.
Sipas presidentit te Shqiperise, përjashtimi i Kosoves nga ky forum nuk i shërben interesit të përgjithshëm të rajonit. “Kosova duhet të luajë me përgjegjësi një rol në këmbimet rajonale të politikave, ekonomisë, kulturës e sporteve. Është gjithashtu në interesin edhe të vendeve që akoma nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës të pranojnë angazhimin që qeveria e Kosovës do të ushtrojë në përgjegjësitë për ruajtjen e kulturës, në bashkëpunim me fqinjët”, deklaroi Topi.
Kreu i shtetit shqiptar theksoi se “nuk mund të mbyllim sytë kur ka realitete të reja gjeopolitike në rajon. Unë besoj që lidershipi modern i rajonit tonë, patjetër do të dijë të pranojë edhe realitete të tjera”, tha Presidenti Shqiptar. Ashtu si ne Maqedoni, ne ceremonine e inaugurimit te Presidentit Ivanov, edhe ne Mal Te Zi ku po mbahet ky forum, nuk eshte ftuar Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu, edhe pse Shkupi dhe Potdgorica kane njohur pavaresine e Kosoves.
Bledian Koka

Publikuar: 05.06.2009 | 07:06
Lexuar: 305 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime