E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Nikolla Gruevski gjatë përurimit të këtij objekti tha se garazhi ‘Unaza e Vogël’ është objekti i katërt me radhë që do të ndërtohet nga ndërmarrjet shtetërore ose komunat dhe i njëjti do të përfundohet në afat prej 2 vjetësh.
Shkup, pėrurohet garazhi i parė i automatizuar







‘Unaza e Vogël’ do të jetë garazhi i parë i automatizuar i cili do të sigurojë 280 vende parkimi në afërsi të Sheshit Maqedonia, gjegjësisht pas objektit të MEPSO-së.

Ndërmarrja publike për menaxhim me hapësirat banesore dhe administrative do të harxhojë 5.8 milion euro për ndërtimin e këtij garazhi.

Kryeministri Nikolla Gruevski gjatë përurimit të këtij objekti tha se garazhi ‘Unaza e Vogël’ është objekti i katërt me radhë që do të ndërtohet nga ndërmarrjet shtetërore ose komunat dhe i njëjti do të përfundohet në afat prej 2 vjetësh.

Sipas Gruevskit, ndërtimi i këtyre garazheve do të eliminojë problemin e gjetjes së vendeve të lira për parkim në afërsi të sheshit të Shkupit.

“Objekti në fjalë do të jetë pjesë e pamjes së metropolit të Maqedonisë. Pamja e jashtme e garazhit Unaza e Vogël do të jetë në stilin e objekteve tjera përreth që po ndërtohen në këtë pjesë të qytetit me qëllim që të jetë në përputhje me atë që po ndërtohet në qendër.

Ky është një rajon ku ka shumë objekte administrative, si private ashtu edhe institucione shtetërore.

Në afërsi ka edhe një numër të konsiderueshëm të objekteve, përmendoreve të reja, fakt ky që flet se nevoja për një objekt të tillë është e madhe, në veçanti nëse kihet parasysh se pas përmbajtjeve të reja në sheshin e Shkupit vijnë më tepër turistë dhe është rritur frekuentimi i njerëzve”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Publikuar: 02.08.2011 | 17:59
Lexuar: 515 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime