E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njerëzit do të duhej të ecin 10000 hapa në ditë për të qenë të shëndetshëm. Trashësia dhe sëmundjet e zemrës janë dy probleme më të mëdha që i përcjellin njerëzit të cilët çdo kund shkojnë me veturë”, konsideron profesori i pediatrisë, James Hill nga Universiteti Kolorado.
Bėni 10000 hapa nė ditė
Njerëzit do të duhej të ecin 10000 hapa në ditë për të qenë të shëndetshëm. Trashësia dhe sëmundjet e zemrës janë dy probleme më të mëdha që i përcjellin njerëzit të cilët çdo kund shkojnë me veturë”, konsideron profesori i pediatrisë, James Hill nga Universiteti Kolorado.

Ata të cilët ecin në këmbë prej shtëpisë deri tek vetura apo zyra, kryesisht bëjnë 10 herë më pak hapa sesa që preferohet, rreth 1000. Ngasja e vazhdueshme e veturës i detyron njerëzit që të ndajnë kohën e tyre të lirë për të ushtruar, ndrysa kalimi i destinacioneve tjera shtëpia deri tek puna bënë që kjo kohë mungon. Trashësia dhe sëmundjet e zemrës janë dy probleme më të mëdha të lidhura me mënyrën e të qëndruarit ulur të jetës.

“Varshmëria nga vetura bënë që njerëzit gjithnjë e më vështirë t’ia dalin që t’i përmbushin propozimet që gjatë javës të ushtrojnë intensivisht rreth 75 minuta apo të merren me aktivitete mesatare rreth 150 minuta, thotë për Reuters, Diana Dancemore, mjeke nga Qendra për Kontroll dhe Preventivë të Sëmundjeve.
Lorence Franck nga Universiteti British Columbia madje gjeti lidhje mes relacionit që njeriu e kalon me veturë dhe peshës së tij.

“Çdo 30 minuta të kaluara në veturë nënkupton 3 për qind më shumë gjasa për mbipeshë”, tha ai dhe shtoi se njerëzit që jetojnë në pjesët e qytetit ku janë të përziera dyqanet dhe ndërtesat afariste, deri tek të cilat mund të arrini shpejtë, kanë 8 për qind më pak gjasa të jenë të trashë./express/

Publikuar: 05.06.2009 | 07:36
Lexuar: 861 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime