Pastaj nga dyqani i afërt doli pronari i hutuar i makinës, kurse Zuokas i afrohet, përshëndetet me të dhe i tregon që herën tjetër ta parkojë makinën në vendin adekuat.
Kryebashkiaku i kryeqytetit të Lituanisë, Vilniusit, filloi të luftojë në mënyrë të veçantë kundër parkimit të paligjshëm në qytet.
Me automjet të blinduar luftarak, babai 43 vjeç i Qytetit, Arturas Zuokas, ka shtypur një makinë Mercedes të parkuar në vendin ku nuk duhej.
Pastaj nga dyqani i afërt doli pronari i hutuar i makinës, kurse Zuokas i afrohet, përshëndetet me të dhe i tregon që herën tjetër ta parkojë makinën në vendin adekuat.
Në fund të aksionit, vet kryebashkiaku me fshesë i fshiu copët e mbetura të Mercedes-it.
Kështu, Zuokas u dërgon mesazhe shoferëve të pakujdesshëm se çka mund tju ndodhë nëse nuk i respektojnë ligjet, kurse qytetarët i këshillon që nëpër Vilnius të lëvizin sikurse ai, përkatësisht me biçikleta ose me motoçikleta.