E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me ndryshimet e ligjit nga 1 shtatori personat e papunësuar të cilët kryejnë riregjistrim buxheti shtetëror përmes Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdojë të paguajë për sigurim shëndetësor.
Jehonė e dobėt e tė papunėsuarve pėr riregjistrim pėr sigurim shėndetėsor, afati deri mė 1 shtator







Personat e papunësuar bartës të sigurimit shëndetësor deri më 1 shtator duhet të riregjistrohen në shërbimet lokale të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë (FSSHM), ndërsa në qytetet më të mëdha edhe në sportelet e FSSHM-së në hapësirat e agjencisë për punësime me qëllim që të kryhet ndryshim i bazës së sigurimit.

Jehona e papunësisë për riregjistrim tani për tani është i dobët. Kjo, siç theksoi Fondi, kryhet me nënshkrimin e deklaratës për të ardhura të realizuara dhe vërtetime të legjitimacioneve shëndetësore dhe me plotësimin e kërkesës për dhënien e kartës elektronike të shëndetësisë.

"Edhe pse FSSFM-ja u bëri thirrje të gjithë të papunësuarve dy muaj para hyrjes në fuqi të Ligjit për kontributet sociale dhe Ligjit për sigurim shëndetësor, dhe me qëllim sigurim i kontinuitet të sigurimit shëndetësor te personat e papunësuar, duhet të konstatojmë se jehona e personave të papunësuar është shumë i dobët. Saktë një muaj, nga gjithsej 247.774 persona bartës të sigurimit shëndetësor, ose vetëm 8.1 për qind kanë kryer riregjistrim", qëndron në kumtesën e Fondit.

Baza e sigurimit shëndetësor për personat e papunësuar nga ligji për sigurim shëndetësor është në ngarkesë të buxhetit të Republikës së Maqedonisë si kategori. Me ndryshimet e ligjit nga 1 shtatori personat e papunësuar të cilët kryejnë riregjistrim buxheti shtetëror përmes Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdojë të paguajë për sigurim shëndetësor.

Fondi apelon deri te të papunësuarit të riregjistrohen në shërbimet lokale me përqindje të riregjistrimit në Tetovë 2,2 për qind, Kavarc tre, Strugë pesë, Prilep 5,6, Kërçovë 5,8, Berovë 6,4, Dellçevë 6,8, Kriva Pallankë 7,2 dhe Ohër 7,5 për qind.

Dokumentet e nevojshme për riregjistrim janë në sportelet e FSSHM-së dhe në ueb faqen e fondit www.fzo.org.mk. Për të gjitha informacionet qytetarët mund të drejtohen në Fondin në info linjën 0800 33222 dhe në imejl adresën info@fzo.org.mk.

Publikuar: 04.08.2011 | 13:29
Lexuar: 414 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime