Në kumtesë theksohet se borxhi i shtetëror amerikan ka arritur 14,58 bilionë dollarë, duke e tejkaluar BPV-në për vitin 2010, i cili ka arritur 14.526 bilionë dollarë.
Borxhi shtetëror i SHBA-së në tre muajt e fundit është rritur për më shumë se 238 miliardë dollarë, duke arritur nivel prej mbi 100 për qind nga vlera e bruto prodhimit vendor (BPV), kumtoi mbrëmë Ministria amerikane e Financave, vetëm një ditë pas miratimit të Ligjit për rritje të limitit të debisë së shtetit.
Në kumtesë theksohet se borxhi i shtetëror amerikan ka arritur 14,58 bilionë dollarë, duke e tejkaluar BPV-në për vitin 2010, i cili ka arritur 14.526 bilionë dollarë.
Për herë të fundit borxhi shtetëror i SHBA-së ka qenë më i lartë nga BPV-ja në vitin 1947.
Ditën e martë presidenti amerikan Barak Obama e nënshkroi Ligjin për rritje të limitit për debinë e SHBA-së për 2.1 bilionë dollarë shtesë dhe për zvogëlim të deficitit buxhetor, i cili është sjellë me qëllim që të pengohet shteti për rënie në insolventë.
Deri më tani limiti për debi të SHBA-së ka arritur 14,3 bilionë dollarë, nivel i cili ishte arritur në muajin maj të këtij viti.