E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Analistët vlerësojnë se ulja drastike e çmimit të naftës në Nju-Jork, e cila para dy javëve kushtoi mbi 100 dollarë për barel, është falë "lajmeve zhgënjyese" për gjendjen e ekonomive të zhvilluara, para se gjithash amerikane.
Perspektivat e kėqija tė ekonomive tė zhvilluara e ulėn ēmimin e naftės







Nafta sot në shumicën e bursave botërore u lirua si rezultat i shqetësimeve të investuesve se rritja ekonomike në vendet e zhvilluara do të mundet në mënyrë shtesë të ngadalësohet dhe të vijë deri në fazën e stagnimit të plotë.

Në tregtimin elektronik para hapjes të bursës të mallrave njujorkeze, nafta e lehtë amerikane për dërgesë në shtator u lirua për 28 cent në 91,65 dollarë për barel, pasi mbrëmë para transaksioneve të bursës çmim i tij u ul për pothuajse dy dollarë. Tendenca e këtillë për uljen e çmimit të naftës është regjistruar edhe në më shumë bursa aziatike.

Për dallim nga kjo, në bursën ndërkombëtare në Londër "brenti" evropian nga Deti Verior u shtrenjtua për 16 për qind në 113,39 dollar për barel.

Analistët vlerësojnë se ulja drastike e çmimit të naftës në Nju-Jork, e cila para dy javëve kushtoi mbi 100 dollarë për barel, është falë "lajmeve zhgënjyese" për gjendjen e ekonomive të zhvilluara, para se gjithash amerikane.

Instituti amerikan për menaxhment në furnizimin mbrëmë publikoi se rritja e indeksit të aktiviteteve në sektorin e shërbimit në SHBA gjatë korrikut ka qenë më e vogël në 17 muajt e fundit.

Investuesit janë në pritje të publikimi të nesërm të të dhënave për gjendjet e tregut amerikan të punës gjatë muajit të kaluar. Analistët presin këto të dhëna të tregojnë se gjatë korrikut në SHBA janë hapur rreth 90.000 vende të reja të punës, por derisa shkalla e papunësisë mbetet në nivel prej 9,2 për qind.

Investuesit janë të shqetësuar për shkak të krizës debitore evropiane dhe pasojat e mundshme negative në rritjen ekonomike globale dhe kërkesën e përgjithshme të naftës në botë.

Publikuar: 04.08.2011 | 13:32
Lexuar: 637 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime