Më shumë se gjysmë miliardë euro investime do të sigurohen nga Qeveria e Shqipërisë gjatë katër viteve të ardhshme për modernizimin e infrastrukturës së vendit, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në tubimin parazgjedhor të Partisë së tij demokratike në Vlorë.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë caktuar për 28 qershor.
Berisha, gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në hapjen e terminalit për karburante, investim me vlerë prej 57 milionë eurosh.
Në fjalimin e tij, ai theks kryesor i vendsoi perspektivës energjetike të Shqipërisë.
"Italia është partneri kryesor tregtar i investimeve i Shqipërisë, pasi që vetëm për gjashtë muajt e fundit kompanitë italiane kanë firmosur marrëveshje për realizimin e projekteve me vlerë mbi 3,6 miliardë euro", sqaroi Berisha.
Gazeta "Shqip" shkruan se Shqipëria do të marrë 7,5 milionë euro ndihmë financiare si dhuratë për mbrojtjen e ekosistemit në liqenin e Shkodrës. Mjetet do të ndahen nga kompania gjermane KfW.
Marrëveshja për këtë investim u firmos nga minsitri i Shqipërisë për Urbanizëm, Transport dhe Komunikacion, Sokol Olldashi dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Berd Borhard.
Olldashi sqaroi se marrëveshja është pjesë e programit për bashkëpunimin e Shqipërisë me Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë, e cila pritet të finalizohet për dy vite.