Targat e reja do të jenë me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër dhe me shifra katërshifrore, informojnë nga MPB.
Deri në fund të këtij viti në Maqedoni do të fillojë ndërrimi i targave të veturave dhe aplikimi i targave të reja. Targat e reja do të jenë sipas modelit të vendeve evro-perëndimore dhe disa vendeve të rajonit, të cilat kanë aplikuar targat e reja që posedojnë simbolin dhe kodin.
Targat e reja do të jenë me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër dhe me shifra katërshifrore, informojnë nga MPB.
MPB po punon rregulloren për të ashtuquajturat eurotarga dhe se pas përfundimit të saj do të shpallet tenderi për punimin e targave të reja.
Nga kjo ministri nuk japin detaje se a duhet të paguajnë qytetarët për të marrë targat e reja si dhe për kushtet e tjera për ndryshimin e targave të vjetra.