Obama për shkak të kremtes nuk mori kohë të lirë, përkundrazi edhe gjatë festimit të ditëlindjes punoi. Ai mblodhi mjete për fushatën e re, transmetojnë mediet amerikane.
Barack Obama ka mbushur sot 50 vjet. Ditëlindjen jubilare e ka festuar dje në Chicago, ku u prit nga guvernatori i atjeshëm, Rahm Emanuel. Me këngën "Happy Birthday, Mr. President", Jennifer Hudson, ia uroi këngën presidentit amerikan.
Obama për shkak të kremtes nuk mori kohë të lirë, përkundrazi edhe gjatë festimit të ditëlindjes punoi. Ai mblodhi mjete për fushatën e re, transmetojnë mediet amerikane.
Në festën e organizuar në Aragon Ballroom ishin edhe Herbie Hancock, rok bendi OK Go, ndërsa gjatë ardhjes në kremte, Obama u përshëndet dhe foli me fansat e shumtë të mbledhur.