Kosova momentalisht, pasi që hyri në fuqi ndalesa për import të produkteve serbe, ka më shumë nevojë për materiale ndërtimore, por edhe të ushqimit, siç prisnin afaristët vendas.
Qeveria deri në fund të javës së ardhshme pritet t'i definojë masat me të cilat do ta lehtësojë hyrjen e produkteve të Maqedonisë në tregun kosovar, tha ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini pas takimit të sotëm me biznesmenët - anëtarë të Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore.
Biznesmenët e informuan Saraçinin për mbledhjen e tyre të djeshme me ministrin e Ekonomisë dhe të Zhvillimit të Republikës së Kosovës, Ahmet Shala dhe i përsëritën kërkesat, sigurimin e subvencioneve për produktet bujqësore dhe mazutit, si dhe hapjen e një pikë të përbashkët kontrolluese në vendkalimet kufitare që mos të ketë pritje. Ata shpresojnë jo vetëm për hyrje në Kosovë, por edhe në prani më afatgjate.
Kosova momentalisht, pasi që hyri në fuqi ndalesa për import të produkteve serbe, ka më shumë nevojë për materiale ndërtimore, por edhe të ushqimit, siç prisnin afaristët vendas.
"Qëllimisht e inicuam takimin e sotëm që sa më shpejt që është e mundur t'i marrim informacionet dhe të arrijmë marrëveshje çfarë masa dhe aktivitete do të ndërmerr ekipi qeveritar i ekonomisë që t'i plasojmë produktet tona në Kosovë. Mbledhje fillestare veçmë kemi pasur. Shpresoj se javën e ardhshme do t'i përkufizojmë hollësitë dhe do të dalim me qëndrim final", theksoi Saraçini.
Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Menderez Kuçi përmendi se materialet ndërtimore të prodhuara në vend më shtrenjtë shiten në Kosovë nga atë serb, e që e sjell konkurrencën në pikëpyetje. Qeveria serbe, i subvencionon firmat e veta që eksportojnë në Kosovë dhe në Maqedoni.
Takimi i sotëm në të cilin u bë fjalë edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Odën, është takimi i parë zyrtar i Saraçinit me afaristët pasi që hyri në funksionin ministër i Ekonomisë