E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkimi Demokratik për Integrim as sot nuk ka arritur t’i bindë familjarët e të burgosurve për rastin e Sopotit që të tërhiqen prej para selisë së kësaj partie në Reçicë të Tetovës.
BDI kėrkon zgjidhje juridike pėr tė dėnuarit e Sopotit











Bashkimi Demokratik për Integrim as sot nuk ka arritur t’i bindë familjarët e të burgosurve për rastin e Sopotit që të tërhiqen prej para selisë së kësaj partie në Reçicë të Tetovës.

Deputeti Safet Neziri pas takimit të me sopotasit në selinë e BDI-së në Shkup tha se partia e tij do të mundohet që së shpejti të gjendet një mënyrë juridike për tejkalimin e kësaj situate.

"E shqyrtuam situatën e krijuar momentale dhe biseduam gjërë e gjatë për procedurën dhe formën për gjetjen e një mënyre juridike për tejkalimin e situatës së krijuar me vendimet e fundit gjyqësore me të cilën do të vazhdon puna edhe më tutje se si të arrihet deri te vendimi përfundimtarë i mirëfilltë për statusin e të burgosurve dhe akt gjykimin që ka sjell gjyqi. Tash mendoj se me këta do të vazhdojë procedura, të cilët mendoj që do të arrijnë në një mënyrë për të arritur deri tek ai suksesi përfundimtar", thotë Safet Neziri, deputet i BDI-së.

Ndërkohë, Rrahman Limani vëllai i të arrestuarit Shaban Limani tha se edhe gjatë këtij takimi nuk kanë marrë premtime konkrete.
"Biseduam me deputetët e BDI-së se si të dilet nga kjo situatë, nga ky problem dhe në të ardhmen do të punojmë në mënyra juridike që të tregojmë pafajsinë se vëllezërit tonë janë të pafajshëm...Ska premtime konkrete por jemi të pafajshëm", pohon Rrahman Limani, familjarë i të burgosurve nga Sopoti.

Në takimin e sotëm e banorët e Sopotit morën pjesë vetëm dy deputetë të BDI-së, Xhemal Jashari dhe Safet Nezir.
Valmir Kuçi

Publikuar: 06.06.2009 | 01:13
Lexuar: 729 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime