Ligjëruesi pas çdo pike që shtjellonte, jepte edhe konkluzat dhe zgjidhjet e mundëshme se si duhet Muslimanët në Evropë të jenë të përgatitur të ballafaqohen me këto problem, dhe si mund të arrijnë të japin, përmes Islamit dhe parimeve të tij, atë që më së shumti i mungon Evropës, aspekti shpirtëror dhe besimi në një Zot.
Forumi Rinor Islam Dega Tetovë, mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Tetovë, realizoi tribunën me temë: Islami në Evropë (rrezik apo shpëtim), në të cilën ligjëroi mysafiri i nderuar nga Zvicra, Dr. Hani Ramadan, Drejtor i Qendrës Islame në Gjenevë.
Ndër pikat më të rëndësishme që u prekën ishin:
Muslimanët dhe pozita e tyre në Europë
Tendencat anti Islamiste dhe ndikimi i partive ekstreme të djathta në Evropë
Si duhet muslimanët të reagojnë karshi këtyre trendeve (sfidave) që u kanosen në Evropë
Ligjëruesi pas çdo pike që shtjellonte, jepte edhe konkluzat dhe zgjidhjet e mundëshme se si duhet Muslimanët në Evropë të jenë të përgatitur të ballafaqohen me këto problem, dhe si mund të arrijnë të japin, përmes Islamit dhe parimeve të tij, atë që më së shumti i mungon Evropës, aspekti shpirtëror dhe besimi në një Zot.
Edhe pse tribuna u mbajt në orët e vona të mbrëmjes, prezenca e publikut ishte e kënaqshme, bile u vërejt prezenca e mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në Evropë. Këtë e dëshmoi edhe fakti se në sesionin e pyetjeve, shumica e pyetjeve u parashtruan nga ata, dhe kishin të bënin me problemet me të cilët ballafaqohen muslimanët si individë dhe shoqëri në Evropë. Pyetjet e shumta dëshmuan për nivelin e masës, që ishte prezente, dhe temën e cila ishte mjaft e qëlluar për këtë kohë.