E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Për ne me rëndësi është se nuk do të ndërtohet kishë në qendër të Shkupit, projekt të cilin ne e kundërshtuam që nga fillimi. Dislokimi i kishës nuk është puna jonë”, ka deklaruar zyrtari i BDI-së.
Sheshi qendror i Shkupit nuk do tė ketė kishė - dislokohet para ARM-se








Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE se nuk duhet të ketë kishë në qendër të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i BDI-së.

“Për ne me rëndësi është se nuk do të ndërtohet kishë në qendër të Shkupit, projekt të cilin ne e kundërshtuam që nga fillimi. Dislokimi i kishës nuk është puna jonë”, ka deklaruar zyrtari i BDI-së.

Jo zyrtarisht, kisha, e cila ishte planifikuar të ndërtohej në qendër të Shkupit, do të dislokohet në afërsi të shtëpisë përkujtimore së Nënë Terezës.

Lajmin për dislokimin e kishës nuk e komentojnë në partinë e Gruevskit

Kisha në qendër të Shkupi ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”, e cila shkaktoi reagime të shumta nga ana e partnerit shqiptarë në qeveri.

Ndërtim e kishës e kundërshtuan edhe të rinjtë maqedonas, të cilët përmes protestave nuk pajtoheshin me vendimin që në atë vend të ndërtohen objekte fetare.

Publikuar: 05.08.2011 | 11:30
Lexuar: 411 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime