Ti e shikon se në çfarë studio kam punuar, një hapësirë 2 me 3 në një kohë që po të isha jashtë, kush e di se sa do ta kisha studion. Them me vete që ky nuk është vend për artistë-shprehet Matja
Nga kjo dhomëz me përmasa vetëm 6 metra katror, në periferi të Tiranës e që është tepër e vështirë të filmosh me një kamera televizive, janë krijuar mijra objekte arti të gdhendura në dru. Prej 45 vjetësh duart e Nebi Matjes nuk janë ndarë asnjëherë nga dalta që gdhend drurin.
Artisti ndjen keqardhje për shfrytëzimin e kësaj lënde, por pasioni dhe nevoja për të mbijetuar e mbajnë të pandarë nga ky zanat.
Skuptori kur shikon punën e tij sigurisht kur bën nëj punë të bukur, kënaqet me të. Sa i përket drurit, unë e kuptoj që e mundoj shumë. Mbase mund të kem edhe mallkimin e tij, nuk e di, por mendoj që i jap vlera dhe them se Zoti do të më shohë pak me sy të mirë.Në këtë sens e punoj dhe ngushëlloj veten time-thotë Matja.
I kërcënuar nga konkurenca e pandershme dhe moderniteti, Nebiu vazhdon të jetë fanatik i objekteve dekorative me simbolet kombëtare.
Ai që më ngacmon më shumë janë vlerat kombëtare, domethënë figurat tona kryesore që kanë bërë histroi në vendin tonë. Unë nuk kam lëvizur nga puna e dorës. Në përgjithësi, shqiptarët nuk e njohin. Shumë pak janë ata që e njohin punën e mirëfilltë të dorës sepse pazaret janë mbushur me këto punime, kjo ëhstë konkurrenca-thekson ai.
Por krahas kënaqësisë që ndjen kur klientët preferojnë veprat e tij , Nebiu ndjen një zhgënim të thellë ndaj atyre isntitucioneve që kanë për detyrë të ruajnë e vlerësojnë këto zanate në zhdukje.
Ti e shikon se në çfarë studio kam punuar, një hapësirë 2 me 3 në një kohë që po të isha jashtë, kush e di se sa do ta kisha studion. Them me vete që ky nuk është vend për artistë-shprehet Matja.
Nebi Matjen e lemë në shoqërinë e shqiponjave të tij në këto ditë të nxehta, në këtë studio ku për ironi, qëndron tabela e emërtimit të rrugës me emrin e artistët të madh të artit shqiptar.