Trishe, pas vendimit të BQE-së norma kryesore e rifinancimit të mbetet në nivel të pa ndryshueshëm prej 1,5 për qind, tha se sërish është aktivizuar programi i kësaj banke për blerjen e obligacioneve të qeverive anëtare të eurozonës, që ishte joaktive në mars.
- Banka Qendrore Evropiane (BQE) sinjalizoi se sërish blen obligacione të qeverive anëtare të eurozonës, si përgjigje për përmirësimin e krizës debitore në këtë bllok monetar, si dhe atë që bankave u ka ofruar raund të ri të likuidimit.
Kryetari i BQE Zhan Klod Trishe të enjten, gjithashtu, njoftoi se shkallët e interesit mund të rriten, transmetojnë agjencitë.
Trishe, pas vendimit të BQE-së norma kryesore e rifinancimit të mbetet në nivel të pa ndryshueshëm prej 1,5 për qind, tha se sërish është aktivizuar programi i kësaj banke për blerjen e obligacioneve të qeverive anëtare të eurozonës, që ishte joaktive në mars.
"Asnjëherë nuk thash se ky program është ndërprerë, tha Trishe dhe shtoi se të dhënat javore të BQE-së për blerjen e obligacioneve do të tregojnë se banka qendrore sërish i ka marrë këto masa të blerjes.
Trishe , gjithashtu, sinjalizoi se norma zyrtare e interesit në eurozonë mund të rriten edhe krahas ecjes së sërishme nga kriza, për dallim nga ulja e pamjaftueshëm e interesit për të cilat vendosën bankat qendrore të Zvicrës dhe Japonisë.