E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës Çair, Izet Mexhiti tha se tani me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale do të drejtojë një nga kryetarët më të suksesshëm të komunave në Maqedoni, i cili i din sfidat me të cilat përballen komunat.
Ministri Bejta e vizitoi komunėn Ēair








Stabilitet më i madh fiananciar dhe pavarësi e komunave që të mund të jenë më efikase dhe më cilësore në sigurimin e shërbimeve publike dhe realizimin e projekteve të cilat do t'ua lehtësojnë jetën qytetarëve, janë dy prioritetet për të cilat do të angazhohet ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta.

Gjatë vizitës së sotme në komunën e Çairit, Bejta potencoi se është shumë me rëndësi të bashkëpunojnë pushtetet lokale me qytetarët dhe paralajmëroi se do të jetë vazhdimisht në terren, në komunat dhe mes qytetarëve.

"Ministria e Pushtetit Lokal së shpejti në Qeveri do të parashtrojë Program të ri për zbatimin e decentralizimit për tre vitet e ardhshme. Do të jemi të kthyer drejt qytetarëve dhe drejt nevojave të tyre", tha Bejta.

Ai theksoi se do të angazhohet për përforcimin e bashkëpunimit me BNJVL-në, komunat, kryetarët e komunave, administratë dhe qytetarët.
Ministri Bejta e vizitoi komunën Çair

Kryetari i komunës Çair, Izet Mexhiti tha se tani me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale do të drejtojë një nga kryetarët më të suksesshëm të komunave në Maqedoni, i cili i din sfidat me të cilat përballen komunat.

Ai informoi se me Bejtën kanë biseduar për më shumë tema, si për Ligjin për veprim me objektet ilegalisht të ndërtuara dhe për zbatimin e procesit të decentralizimit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ministri Bejta tha se do t'i vizitojë komunat të cilat kanë probleme financiare, do të informohet dhe paralajmëroi se këto çështje do t'i hapë në Qeveri.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e saktë se Arbën Xhaferi paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në kremtimin me rastin e 10-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Bejta u përgjigj se ata do të ftohen

Publikuar: 05.08.2011 | 05:49
Lexuar: 597 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime