Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton deklaroi se SHBA-ja do t'u bëjë thirrje vendeve evropiane dhe atyre arabe, si dhe të tjerave për presion të rritur mbi Sirinë me qëllim për ndërprerje të ngulfatjes së dhunshme të protestave.
Aktivistët për mbrojtje të të drejtave të njeriut i bënë thirrje përmes Internetit popullin të Sirisë sot pas lutjes së rregullt të përfshihen në tubimin kundër presidentit Bashar al Asad, duke i vazhduar protestat në të cilat veçmë humbën jetën mbi 2.000 persona.
Forcat siriane gjatë natës granatuan disa rajone në qytetin Hama dhe e ndërprenë furnizimin me ushqim në këto lagje. Sipas popullatës lokale, janë hetuar 20 tanke në sheshin qendror Asi.
Qyteti Hama është nën rrethim të ushtrisë siriane që gjashtë ditë, ndërsa të mërkurën 30 persona humbën jetën, kur forcat e regjimit me tanke e granatuan qendrën e qytetit.
"Zoti është me ne, a je dhe ti", është thirrja deri te njerëzit që të premten e parë nga fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit në një numër të madh të dalin nëpër rrugë.
Thirrjen përmes "Fejsbukut" e d[rgoi grupi i njohur si "Revolucioni sirian 2011", forcë lëvizëse e protestave pesëmujore, të cilat angazhohen për një liri më të madhe.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton deklaroi se SHBA-ja do t'u bëjë thirrje vendeve evropiane dhe atyre arabe, si dhe të tjerave për presion të rritur mbi Sirinë me qëllim për ndërprerje të ngulfatjes së dhunshme të protestave.
Klinton mbërmë deklaroi se sipas Uashingtonit, regjimi në Damsak është përgjegjës për vdekjen e rreth 2.000 civilëve, të vrarë nga forcat e sigurisë gjatë ngulfatjes së protestave. Klinton theksoi se Bashar al Asad veçmë e ka të humbur legjitimitetin si president i shtetit dhe se SHBA-ja dhe aleatët e saj zhvillojnë strategji për presion shtesë, jashtë sanskioneve shtesë mbrëmë të publikuara.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhej Karni deklaroi se Asad është në rrugë që ta humb pushtetin dhe se veprat e tij e çojnë Sirinë dhe rajonin në një rrugë shumë të rrezikshme.
Aktivistët dhe analistët, ndërkohë deklarun se urdhëri i Asadit për vendosje të sistemit shumëpartiak politik është mashtrim dhe se regjimi nuk është serioz në lidhje me transformimin demokratik të shtetit.