E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tani fletëobligacionet shtetërore, të cilat konsideroheshin si investimi më i sigurtë në botë, vlerësohen më ulët se fletëobligacionet e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës ose Kanadasë.
Zvogėlohet rejtingu kreditor i SHBA-sė








Agjencia ndërkombëtare për rejting "Standard end Purs" për herë të parë në historinë e saj e zvogëloi rejtingun kreditor të SHBA-së.

Vlerësimi i borxhit shtetëror të SHBA-së, i cili deri tani ishte maksimal "AAA", është zvogëluar për një shkallë në "AA+". "Standard end Purs" është agjencia e parë për rejting e cila ndëmori iniciativë të këtillë.

Perspektiva e rejtingut kreditor të SHBA-së mbetet negative, që do të thotë se sipas "Standard end Purs" ndryshimi i ardhshëm i vlerësimit sërish do të tregojë zvogëlim.

Tani fletëobligacionet shtetërore, të cilat konsideroheshin si investimi më i sigurtë në botë, vlerësohen më ulët se fletëobligacionet e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës ose Kanadasë.

"Zvogëlimi i vlerësimit e reflekton mendimin tonë se plani për konsolidim fiskal, për të cilin paradokohë u dakorduan Qeveria dhe Kongresi, nuk është i mjaftueshëm për atë që nevojitet nga këndvështrimi ynë për stabilizimin e dinamikës afatmesme të borxhit shtetëror", thuhet në kumtesën e "Standard end Purs".

SHBA-ja është vlerësuar me "AAA" nga ana e "Standard end Purs" që në themelimin e agjencisë në vitin 1941. Agjencia më e vjetër për rejting "Mudis" e vlerëson SHBA-në nga viti 1917 dhe tani për tani nuk e ka ndryshuar vlerësimin e këtillë.

Një përfaqësues qeveritar amerikan lidhur me vlerësimin e "Standrard end Purs" deklaroi se "ka parregullsi serioze dhe fundamentale në analizën e agjencisë".

Publikuar: 06.08.2011 | 15:05
Lexuar: 726 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime