Sulmi më 6 gusht të vitit 1945 u krye me urdhër të presidentit të atëhershëm amerikan Hari Truman, pa arsye të fuqishme ushtarake, për shkak se Japonia paraprakisht ka ofruar kapitullim.
Në Hiroshimë sot është shënuar 66-vjetori prej kur bombarduesi amerikan i tipit "B-29" në fund të Luftës së Dytë Botërore hodhi bombë atomike uraniumi mbi këtë qytet japonez.
Në ceremoninë morën pjesë rreth 50.000 njerëz, midis të cilëve edhe kryeministri japonez Naoto Kan, prefekti i Hiroshimës Kazumi Macui, si dhe përfaqësues nga 60 vende, duke e përfshirë edhe SHBA-në.
Sulmi më 6 gusht të vitit 1945 u krye me urdhër të presidentit të atëhershëm amerikan Hari Truman, pa arsye të fuqishme ushtarake, për shkak se Japonia paraprakisht ka ofruar kapitullim.
Hiroshima ishte tërësisht e shkatërruar, ndërsa e humbën jetën 140.000 njerëz, menjëherë ose në afat prej gjashtë muajsh. Tre ditë më vonë, më 9 gusht, bomba amerikane e dytë bërthamore prej plutoniumi është hedhur në Nagasaki, ku jetën e kanë humbur dhjetëra mijë njerëz, ndërsa Japonia më 15 gusht kapitulloi dhe me këtë përfundoi Lufta e Dytë Botërore.
Kryeministri japonez theksoi se Japonia asnjëherë nuk guxon ta harrojë fatkeqësinë e armëve bërthamore, e cila para 66 viteve e sulmoi Hiroshimën.
"Nuk guxojmë asnjëherë të lejojmë që kjo sërish të ndodh", deklaroi Naoto Kan.
Kan u angazhua për ardhmëri pa energji bërthamore, duke vërejtur se kriza momentale bërthamore në centralin Fukushima do të thotë se Japonia duhet të gjejë burime tjera të energjisë.
Publikuar: 06.08.2011 | 16:44 Lexuar: 492 herė
Komentet
amir (07/08/2011 06:46:06)e kto i ka ba amerika shteti demokratik dhe paqeruajtes shum bre e dojn paqen ban me hesap e dojn paqen qaq sa e don mini macen