E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Jam e nderuar dhe e privilegjuar”, tha aktorja Dushku, e cila hyri në zyrën e Kryetarit të Bashkisë duke thënë: "Përshëndetje", në shqip. Dushku i tha Bashës se ishte e befasuar nga energjia që kishte parë në Tiranë si dhe u interesua më tej për planet dhe projektet që ka Bashkia.
Basha-Eliza Dushku: I propozoj tė jetė Ambasadore e Tiranės










Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot në zyrën e tij, aktoren e njohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku. Kryebashkiaku, i dhuroi aktores Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t`i propozojë Këshillit Bashkiak për t`i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës” dhe emërimin si “Ambasadore Nderi e Tiranës në Botë”.

“Jam e nderuar dhe e privilegjuar”, tha aktorja Dushku, e cila hyri në zyrën e Kryetarit të Bashkisë duke thënë: "Përshëndetje", në shqip. Dushku i tha Bashës se ishte e befasuar nga energjia që kishte parë në Tiranë si dhe u interesua më tej për planet dhe projektet që ka Bashkia.

Kryebashkiaku Basha e informoi aktoren e njohur për programin që ai ka për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë. Po ashtu në kët takim, kryetari i Bashkisë e njohu me planet për përmirësimin e cilësisë së jetës, për krjimin e hapësirave të gjelbërta, ndërtimin e më shumë shkollave, si dhe për përpjekjet për ta bërë Tiranën një destinacionin tërheqës përturizmin dhe biznesin.

Basha e shoqëroi Eliza Dushkun në vizitën që ajo bëri tek Muzeu dhe Sahati i Tiranës si dhe bëri me të një shëtitje në Bulevardin e Tiranës.

Aktorja, shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku gjendet në Shqipëri për të bërë një dokumentar mbi rrënjët e saj shqiptare, me një ekip televiziv amerikan si dhe me agjensinë “Lonely Planet”, e cila e ka renditur Shqipërinë si destinacionin numër 1 në botë. Ajo do të qëndrojë 10 ditë dhe do të vizitojë disa qytete të Shqipërisë.

Publikuar: 07.08.2011 | 19:38
Lexuar: 537 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime