E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vdekja e nënës më afroi me babanë edhe më shumë, kurse më 2005 mjektë zbuluan kancerin e prostatës tek ai. Isha fort e zhgënjyer dhe e gatshme për ta ndihmuar në çdo mënyrë”, tha Sonia, e cila më 2009 mbeti shtatzënë me partnerin e saj Justin Peters.
I jep gji babait pėr ta shpėtuar nga kanceri









Shumica e prindërve do të bënin pothuaj gjithçka për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tyre. Por, Sonia Ortiz Allen është gjetur në rol të kundërt dhe do të bëjë çmos për t’ia shpëtuar jetën babait të saj 51-vjeçar, Ricahrdit, i cili vuan nga kanceri.

Ajo kishte lexuar në internet se qumështi i nënës mund të jetë i dobishëm për njeriun me kancer dhe tashti Sonia i jep gji babait të saj. Ia nisi me pompë thithëse, por pasi ndjeu dhimbje nga ajo mënyrë, vendosi që ta ushqejë babanë si djalin e saj.

“Nuk ndjehem aspak ndryshe se kur e ushqej djalin tim me gji”, tha Sonia për magazinën britanike Closer. Ajo sqaroi se tragjedia personale e ka shtyrë për diç të tillë.

“Jam e vetmja fëmijë. Në janar të vitit 1999 nënës sime Marias ia diagnostifikuan kancerin në gji dhe në zorrën e trashë. Pas pak më shumës e gjashtë muajsh ajo vdiq.

Vdekja e nënës më afroi me babanë edhe më shumë, kurse më 2005 mjektë zbuluan kancerin e prostatës tek ai. Isha fort e zhgënjyer dhe e gatshme për ta ndihmuar në çdo mënyrë”, tha Sonia, e cila më 2009 mbeti shtatzënë me partnerin e saj Justin Peters.

“Babai ishte i ngazëllyer që po bëhet gjysh. Mirëpo, në atë kohë gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar shumë”.

“Disa muaj para lindjes partneri im Justin më braktisi. Mbetëm bashkë me babanë”.

Në nëntor të 2009 lindi djalin e shëndetshëm, të cilin e pagëzoi me emrin Ricky. Në atë kohë lexoi se qumështi i nënës mund t’iu ndihmojë të sëmurëve nga kanceri.

Gjendja e tij shëndetësore tashti është shumë më e mirë. “Babai ende nuk është shëruar, por ndihet shumë më mirë”, pranoi Sonia për magazinën angleze.

Publikuar: 07.08.2011 | 19:54
Lexuar: 741 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime