E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I njohur si gangrenë për banorët e zonës nga niveli i lartë i mbeturinave, po dhe zjarreve si rezultat i hidrokarbureve që derdhen në të, ky kanal ka nisur të pastrohet nga firma që po kryen punimet për zgjerimin e unazës.
Ndotet plazhi nė Durrės
Niveli i ndotjes në ujërat e Adriatikut, nga Plepat deri te Shkëmbi i Kavajës, është rritur si rezultat i shkarkimit në të të kanalit të ujërave të larta që shtrihet nga Plepat te Ura e Dajlanit dhe që vazhdon deri në Shkozet.

I njohur si gangrenë për banorët e zonës nga niveli i lartë i mbeturinave, po dhe zjarreve si rezultat i hidrokarbureve që derdhen në të, ky kanal ka nisur të pastrohet nga firma që po kryen punimet për zgjerimin e unazës.

Ndonëse sezon turistik, firma i ka orientuar të gjitha shkarkimet e kanalit drejt një kanali tjetër që ndodhet pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes ku është vendosur edhe impianti i parë provizor i filtrimit të ujërave që shkarkohen në det.

Pushues të shumtë jane alarmuar nga njollat e hidrokarbureve në det të cilat janë përhapur edhe nga rrymat detare.

Ndërkohë alarmi është dhënë dhe pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Durrës e cila ka ndërhyrë menjëhere duke pezulluar punimet e firmës deri në përfundim të sezonit turistik, ndërkohe ndotja në det mbetet e lartë dhe filtrat e vendosur nuk kanë mundur të sigurojnë një prani të baktereve në kufijtë e normës së lejuar.

Publikuar: 08.08.2011 | 01:37
Lexuar: 966 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime