E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqiptarët e famshëm kanë pozuar me disa të rinj të reja të veshur në tesha kombëtare, dhe po vazhdojnë të shkelin cdo pëllëmbë të Shqipërisë.
Tė gjithė promovojnė Shqipėrinė















Eliza Dushku po vazhdon turin e saj në Shqipëri në përpjekje të promovimit të turizmit, ku në fund të dhjetë ditëshit do të prodhojnë një dokumentar.

Në fushatën që po organizohet nga fotografi i njohur kosovar me famë botërore, Fadil Berisha, pos aktores së njohur të Hollywoodit, Eliza Dushku, po marrin pjesë edhe të tjerë shqiptarë me nam si aktori Blerim Destani, Inva Mula etj.

Shqiptarët e famshëm kanë pozuar me disa të rinj të reja të veshur në tesha kombëtare, dhe po vazhdojnë të shkelin cdo pëllëmbë të Shqipërisë.

"Nuk është keq. Dy netë pa gjumë dhe gati 20 orë rrugë" ka shkruar Dushku. Gjatë ditëve të ardhshme, Eliza Dushku me grupin do ta vizitoj edhe Kosovën. Në profilin e saj në Twitter ka shkruar se të shtunën do ta vizitoj Kosovën.

Ndersa Blerim Destani ne profilin e tij në Facebook ka shkruar se së shpejti ky aktivitet do të vazhdojë edhe ne qytetet Tetovë dhe Prishtinë.
Aktori Blerim Destani, aktorja Eliza Dushku dhe kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha

Publikuar: 08.08.2011 | 12:16
Lexuar: 1171 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
niti (09/08/2011 10:55:22) Ja pra doli sekreti i aktorit Blerim Destani me te dashuren e vet, aktoren Eliza Dushku, cift i bukur dhe ideal.
ju pershendes, dhe gjith te mirat.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime