Banorët e komunitetit mysliman të fshatit Peshtalovë thonë gjithashtu se bashkëfshatarët e tyre ortodoks nuk posedojnë dokumentacionin e duhur për të filluar ndërtimin e Kishës. Këtë e vërtetuan edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Vazhdojnë tensionet ndërfetare në fshatin Peshtalovë të Komunës së Dollnenit i përbërë nga komunitetet myslimane dhe të krishterë. Banorët myslimanë shprehen kundër ndërtimit të kishës në fushës së sportit të fshatit, kurse komuniteti i krishterë nuk heq dorë nga ideja e tij.
Imami i xhamisë së këtij fshati Sinan Rushiti thotë se banorët myslimanë nuk janë kundër ndërtimit të kishës por janë kundër uzurpimit të fushës së sportit.
Ne shpresojmë se në të ardhme do të rregullohen të gjitha gjërat dhe mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem si incidenti i para disa ditëve. Aspak, askush nuk është kundër atyre që të ndërtojnë kishë pasi ajo është e drejta e tyre fetare siç i kemi dhe ne, mirëpo jo në atë mënyrë që ta dëmtojnë njëri-tjetrin qofshim ne si mysliman ose ata të dëmtojnë myslimanët.
Ata nuk kanë të drejtë të uzurpojnë ndonjë vend që është i të gjithë njerëzve por ata mund të marrin ndonjë vend privat dhe të ndërtojnë tha Sinan Rushiti, Imami i xhamisë së fshatit Peshtalovë.
Banorët e komunitetit mysliman të fshatit Peshtalovë thonë gjithashtu se bashkëfshatarët e tyre ortodoks nuk posedojnë dokumentacionin e duhur për të filluar ndërtimin e Kishës. Këtë e vërtetuan edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Nga atje thonë se Në sektorin urbanistik nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për ndërtimin e ndonjë kishe në fshatin Peshtalovë të Komunës së Dollnenit që nënkupton se çdo ndërtim, çfarëdo qoftë ai, do të jetë pa leje. Ndërkohë Televizioni ALSAT-M nuk arriti të vendoste kontakt me zëdhënësin e KOM-it për të mësuar se çfarë kërkojnë vërtetë besimtarët e komunitetit ortodoks të këtij fshati.
Ndërtimi i kishës në Peshtalovë, nxiti tensione 4 ditë më parë. Myslimanët nuk lejuan hedhjen e gurthemelit të kishës në terrenin sporti, dhe përplasja verbale për pak sa nuk u shndërrua në një rrahje masive mes fshatarëve.
Valmir Kuçi, Alsat-M