Pres që kryetarët e katër komunave të mendohen mirë dhe të parashtrojnë të gjitha opsionet e mundshme, në mënyrë që të merret vendimi i duhur, ka deklaruar Ivanovic.
Barrikadat serbe në veri të Kosovës do të hiqen nesër, pas një takimi të kryetarëve të katër komunave të kësaj zone, ku do të diskutohet mbi marrëveshjen me KFOR-in.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari shtetëror i Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, i cili ka saktësuar se ky takim do të mbahet nesër rreth orës 12:00.
Pres që kryetarët e katër komunave të mendohen mirë dhe të parashtrojnë të gjitha opsionet e mundshme, në mënyrë që të merret vendimi i duhur, ka deklaruar Ivanovic.
Zyrtari serb ka shtuar më tej se, në këtë situatë, përgjegjësia e kryetarëve të këtyre komunave është më e madhe se kurrë.