Shkencëtarët tajvanezë kanë bërë dy eksperimente të ndara në të cilat kanë marrë pjesë 154 duhanpirës, dhe mandej i kanë krahasuar rezultatet. Grupi prej 74 pjesëmarrësve kanë marrë hap qetësues, ndërsa gjysma tjetër ka marrë vitaminë C.
Një hulumtim i ri ka treguar se multivitaminat, të cilat i marrin shumica e duhanpirësve, nuk ndihmojnë për mbrojtje nga pasojat e tymit të duhanit.
Shkencëtarët tajvanezë kanë bërë dy eksperimente të ndara në të cilat kanë marrë pjesë 154 duhanpirës, dhe mandej i kanë krahasuar rezultatet. Grupi prej 74 pjesëmarrësve kanë marrë hap qetësues, ndërsa gjysma tjetër ka marrë vitaminë C.
Gjatë hulumtimit të dytë, në të cilin kanë marrë pjesë 80 persona, pjesëmarrësve u është dhënë hap qetësues. Gjysma prej tyre e kanë ditur se çfarë është në pyetje, ndërsa gjysmës tjetër u është thënë se po marrin multivitamina.
Më vonë ata janë përgjigjur në çështje lidhur me stilin e tyre të jetës dhe pirjen e duhanit dhe u është thënë se mund të pinë sa të donë.
Rezultatet janë përputhur me ato të marra në eksperimentin e parë. Pjesëmarrësit që kanë menduar se po marrin vitamina, kanë pirë më shumë se sa ata që e kanë ditur se kanë marrë qetësues.
Po ashtu, pjesëmarrësit që kanë besuar se multivitaminat mund ti mbrojnë nga kanceri kanë pirë shumë më shumë se sa personat që janë skeptikë sa i përket efikasitetit të vitaminave në mbrojtjen kundër dëmit të duhanit.
Duhanpirësit që banohen në efektet pozitive të preparateve të multivitaminave janë në konfuzitet, pasi që vitaminat nuk mund të riparojnë dëmin që shkaktohet nga pirja e duhanit, shkruan revista Addiction.
Për këtë arsye është e nevojshme që mjekët pacientëve të tyre, të cilët pinë duhan, tua bëjnë me dije këtë fakt, pasi që do të jetë motiv shtesë për të lënë duhanin./kosovapress/