Ndonjëherë më behet sikur tani është kufi virtual për hasmëri shoviniste e fetare mes të popujve tanë. Prandaj vendosa të ec këmbë buzë Ti, nga Burimi (Vrutok / Gostivar) deri në Derdhje (Delta Ackcesis), të marr me vete pak ujë në Burim, ta bartë me vete gjatë gjithë rrugës dhe kur do ta derdh në Detin Egje, të lutem dhe të uroj
Në prag të 10-Vjetorit të Marrëveshjes se Ohrit:
Kembësorimi buzë Vardarit, nga Vrutoku deri në Detin Egje, një mision njerëzor!
- Ceremonia e nisjes: E premte, më 12 gusht 2011, ora 10.00, në Vrutok / Gostivar -
Branko Manojlovski:
Me besoni, qenka e vështirë të jesh shqiptarë ortodoks në RM!
Lutjet dhe uratat e mia:
Lumi Vardar ka qenë Lum i shenjtë për iliro-dardanët dhe për iliro-makedonët...
Ndonjëherë më behet sikur tani është kufi virtual për hasmëri shoviniste e fetare mes të popujve tanë. Prandaj vendosa të ec këmbë buzë Ti, nga Burimi (Vrutok / Gostivar) deri në Derdhje (Delta Ackcesis), të marr me vete pak ujë në Burim, ta bartë me vete gjatë gjithë rrugës dhe kur do ta derdh në Detin Egje, të lutem dhe të uroj:
Bashkë me këtë ujë, që solla me vete, vafshin në Det të gjitha hasmëritë dhe urrejtjet në mes të popujve tanë makedon dhe shqiptar;
Ua falshin popujt tanë njëri tjetrit fajet, padrejtësitë dhe hasmëritë e deritanishme;
U shtoftë mirëkuptimi ndëretnik dhe ndërfetar në mes të popujve tanë;
Popujt tanë paçin bashkëjetesë sa më të mirëkuptueshme, në barazi e demokraci sa më të plotë;
Uroj që bashkëqytarët e komunitetit tonë, me prejardhje ose që ndjehen shqiptarë ortodoksë, të mos ndruhen të tregojnë prejardhjen e tyre, gjegjësisht përkatësinë e tyre etnike , nga se tani RM-ja po demokratizohet dhe është shtet ynë i përbashkët;
Populli grek paçtë mirëkuptim ndaj identiteteve tona etnike, për të mos e bllokuar Shtetin tonë që të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Evropian dhe në NATO;
U pranoftë si kompromis emërtimi i Shtetit tonë: MAQEDONIA ILIRE;
Rrjedhtë sa më i pastër uji i Lumit Vardar...!
Gjatë udhëtimit dua të shënoj 70-vjetorin e lindjes time (me 19 gusht), me shpresë se Zoti do të më jep jetë dhe fuqi të realizoj këtë mision njerëzor.
Këmbësorimi do jetë i mundimshëm, meqë Lumi ynë i shenjtë është i gjatë gati 400 km, por bindjen dhe vullnetin i kam të mëdha për ta realizuar...
Uroj që ky mision të dal i frytshëm, meqë kam besimin se Zoti ynë do të dëgjoj lutjet e uratat e mia.
Falënderoj bashkudhëtarët dh bashkëqytetarët për mirëkuptim ndaj lutjeve e uratave të mia.
Vëllezërve e Motrave shqiptarë, besimtarë myslimanë, ua uroj Muajin e Ramazanit.
Falënderoj Shoqatën JOSIF BAGERI që po me mbështet në këtë rrugëtim misionar.
AMEN !
(Branko Manojlovski, i lindur në Fshatin Ki]indicë, Reka e Epërme, Komuna Mavrovë-Rastushë.)