E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një zyrtar i lartë i policisë së Mançesterit, deklaroi se grabitjet dhe zjarrvëniet kishin ndodhur në qytet në atë që ai e përshkroi si një shkallë të paparë.
Dhuna po pėrhapet nėpėr rrugėt e qyteteve britanike







Dhuna që filloi të shtunën në kryeqytetin britanik pas vrasjes së një burri 29-vjeç nga ana e policisë, në mënyrë zinxhirore po përhapet nëpër Britaninë e Madhe, kështu që pas Londrës, Birmingamit, Liverpulit, dhe Bristolit natën e kaluar i përfshiu edhe Vulverhemptonin, Uest Bromuiçin, Mançesterin, Notingemin dhe Lutonin.

Raportohet se dhuna më e madhe që ka ndodhur gjatë natës së kaluar të ketë ndodhur në Mançester, qyteti i tretë më i madh në Britani.

Thuhet se bandat e të rinjëve kanë plaçkitur dyqane, janë përleshur me policinë dhe kanë vënë zjarre.

Një zyrtar i lartë i policisë së Mançesterit, deklaroi se grabitjet dhe zjarrvëniet kishin ndodhur në qytet në atë që ai e përshkroi si një shkallë të paparë.

Ai i ka denoncuar protestuesit, duke thënë se dhuna e tyre duket të jetë e motivuar kryesisht nga kriminelet e thjeshtë.

Mediat evropiane thonë se policia në gjithë Britaninë ka bërë më shumë se 1.100 arrestime që nga vala e dhunës e cila ka nisur të shtunën.

Publikuar: 10.08.2011 | 16:20
Lexuar: 266 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime