Mullixhinjtë u ankuan edhe se prodhuesit e grurit bënin shantazhe dhe kërkonin çmime më të larta të drithit të bukës dhe mu për këtë arsye është bërë e paevitueshme rritja e çmimit të bukës. Qytetarët thonë se nuk është korrekte ata të pësojnë më shumë.
Shtatori me siguri do të jetë muaj i vështirë për qytetarët. Mullixhinjtë paralajmëruan shtrenjtim të ri të bukës prej 15 deri në 20 për qind. Kjo do të thotë se nuk do të ketë bukë më të lirë se 35 denarë.
Mullixhinjtë thonë se vendimin për një hap të tillë e kanë marrë për shkak çmimit të lartë të grurit. Në pikat e grumbullimit këto ditë një kilogram grurë nga bujqit blihej për 16 denarë.
Mullixhinjtë u ankuan edhe se prodhuesit e grurit bënin shantazhe dhe kërkonin çmime më të larta të drithit të bukës dhe mu për këtë arsye është bërë e paevitueshme rritja e çmimit të bukës. Qytetarët thonë se nuk është korrekte ata të pësojnë më shumë.
Me rrogën minimale prej 10 mijë denarë kurrsesi nuk mund të jetohet. Vështirë do të jetë për ne.
Deri tani nuk kam dëgjuar, por do të jetë vështirë të jetohet. Tani mundet disi, por nëse rritet çmimi i bukës, atëherë do të shtrenjtohet gjithçka, do të bëhet shumë vështirë për ne.
Nëse është vetëm buka, atëherë mundet disi, por me bukën duhet ngrënë diçka tjetër. Me siguri do të rriten rrogat dhe pensionet.
Është e logjikshme se me shtrenjtimin eventual të miellit dhe bukës të shtrenjtohen edhe makaronat, pastat, simitet.
Ndërsa se inflacioni po rritet ngadalë konfirmon edhe raporti i fundit i Entit shtetëror të statistikës i para disa ditëve. Inflacioni në korrik ishte thuajse 4 për qind.
Më së shumti u shtrenjtua vaji i ngrënies, 33 për qind dhe sheqeri 13,6 për qind. Ndonëse kishte paralajmërim se pas vendimit të qeverisë të ulet TVSH-ja për lëndën e parë të vajit për ngrënie, tani për tani ende asnjë firmë nuk e uli çmimin e vajit për ngrënie.