E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me avancimin e sëmundjes shfaqen disa simptoma të ngjashme me ato të gripit. I sëmuri ndjehet i dobët, nuk ka oreks dhe mund të shoqërohet edhe me ngritjen e temperaturës. Gjatë kësaj periudhe delikate i sëmuri pëson humbje në peshë dhe bëhet anemik.
Sėmundjet verore dhe trajtimi








14. Reumatizma

Sëmundjet reumatike fillojnë vonë të mjekohen, por sipas mjekëve kjo sëmundje nuk duhet të neglizhohet për të parandaluar përkeqësimin e saj. Ekspertët kanë njoftuar se personat me sëmundje reumatike zakonisht e fillojnë mjekimin shumë vonë, ndërsa nganjëherë kjo është arsye e mos njohjes së sëmundjes. Personat me ënjtje të dhimbshme të njërës ose disa nyjave, duhet ta vizitojnë reumatologun në afat kohor prej gjashtë javësh nga paraqitja e simptomave. Po i njëjti rekomandim i kushtohet edhe atyre të cilët kanë nyje të shtangura për së paku gjysmë ore pas zgjimit nga gjumi në mëngjes. Sipas rezultateve të disa hulumtimeve të fundit, vetëm 64 për qind e pacientëve të sëmurë nga artriti reumatoid mjekohen në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk i përcjellin rekomandimet mjekësore dhe nuk e përdorin terapinë më rregull.

15. Artriti reumatik

Artriti reumatik shoqërohet me inflamim të kyçeve, në mënyrë të tillë që kur i prek i ndjen të ënjtura dhe të dhembin. Vetë kyçet mund të dhembin pa i prekur dhe mund të kesh vështirësi kur t’i lëvizësh. Megjithatë inflamacioni i kyçeve është simptomë tipike. Ajo ndryshon te njerëz të ndryshëm. Të disa dhimbjet vijnë e ikin, te disa janë të vazhdueshme dhe mund të rriten me avancimin e sëmundjes. Me avancimin e sëmundjes shfaqen disa simptoma të ngjashme me ato të gripit. I sëmuri ndjehet i dobët, nuk ka oreks dhe mund të shoqërohet edhe me ngritjen e temperaturës. Gjatë kësaj periudhe delikate i sëmuri pëson humbje në peshë dhe bëhet anemik. Një në çdo pesë pacientë ka gunga të vogla nën lëkurë tek bërrylat ose në pjesë të tjera të trupit.
Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pesha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve. Trajtimet ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.

16. Dhimbjet e kokës

Në ditët e përditshme të jetës dhimbja e kokës është një nga sëmundjet që përballemi më shpesh. Në verë koha e nxehtë, alkooli i tepërt që pihet, gjithë lodhja e palarguar e dimër-verës, pakësim i oksigjenit, ankesa nga grykët, hundët, veshët, tensioni i lartë, dhimbjet e mezit dhe gjymtyrëve shfaqin dhimbje të kokës në këto ditë të nxehta vere. Në të gjithë vendet e botës me recetë dhe pa recetë përdorimi i ilaçeve ndërpret dhimbjet. Si çdo funksion i ilaçeve për sëmundje të tjera dhe aspirina ndikon nq uljen e temperaturës dhe largimit të dhimbjes së kokës. Por aspirina nuk duhet përdorur në çdo dhimbje kokë sidomos në këto dhimbje që sjell koha e nxehtë e kësaj stine. Dhimbja e kokës si funksion i vetëm sjell me të bashkë dhe sëmundje të tjera. Në ditët e nxehta shfaqet e tepërta të dhimbjes së kokës rrjedhin si pasojë e migrenës, nxehtësia e kohës, rritja e tensionit. Tensioni i lartë është një sëmundje sistematike dhe ndikon shumë në dhimbjet e kokës. Në orët kur koha është shumë e nxehtë duhet treguar kujdes duke qëndruar në vende të mbyllura (hije). Sidomos për fëmijët dhe të moshuarit është shumë e domosdoshme.
Pirja e ujit të pijshëm rregullisht. Personat që vuajnë nga tensioni dhe migrena duhet ti pinë ilaçet në kohën e caktuar dhe gjithashtu duhet të kalojnë në një kontroll rutinë. Duhet të marrin shpesh mendime nga kirurgët. Personat që vuajnë nga diabeti, që kanë probleme me ushqimin, personat e shëndoshë, femrat shtatzënë, të sëmurët që vuajnë nga zemra, përdoruesit e drogës dhe personat që kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën dritën e diellit (në të nxehtë) janë persona që u shfaqet më
shpesh dhimbja e kokës.

Këshilla
Duhet treguar kujdes për pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë
Në kohë dreke duhet qëndruar në vende të mbyllura (me hije)
Duhet të visheni me rroba të holla të pambukta
Duhet të përdorni kapele dhe ombrellë.

Publikuar: 10.08.2011 | 21:40
Lexuar: 697 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime