E mërkurë, 17.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pesë mijë persona të papunë do të angazhohen nga muaji korrik e deri në muajin dhjetor të këtij viti, përmes projekteve për punë publike të komunave, financuar nga përmes Planit operativ për programe dhe masa aktive për punësim për vitin 2009 të Qeverisë.
Punėsim tė pėrkohshėm pėr pesė mijė tė papunė












Pesë mijë persona të papunë do të angazhohen nga muaji korrik e deri në muajin dhjetor të këtij viti, përmes projekteve për punë publike të komunave, financuar nga përmes Planit operativ për programe dhe masa aktive për punësim për vitin 2009 të Qeverisë.

Këto hapa, siç kumtoi sot në konferencë për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, Qeveria i ndërmerr në suaza të aktiviteteve për përballje me krizën ekonomike.

Agjencia për punësim tashmë shpalli konkurs publik, në të cilin komunat duhet të konkurrojnë me projekte të veta për punë publike. personat, të cilët do të angazhohen përmes evidentimit të Agjencisë, do të marrin kompensim prej 6.300 denarëve. Krahas kësaj, vetëqeverisjet lokale mund të sigurojnë kompensim për ushqim dhe transport të punëtorëve, ndërsa Bajrami apeloi që ata gjithashtu të bëjnë përpjekje për sigurimin e mjeteve plotësuese për rroga.

"Gjatë angazhimit në punë, personat e papunësuar edhe më tej do të kenë të drejtë t'i shfrytëzojnë të drejtat e përfituara në bazë të papunësisë. Është paraparë që punët publike të mund të organizohen për mirëmbajtje dhe ripërtëritje të infrastrukturës publike, mirë,bajtje dhe ruajtje të mjedisit jetësor dhe natyrës", deklaroi Bajrami.

Drejtoresha e Agjencisë për punësim, Biljanan Jovanovska deklaroi se procedura e përgjithshme për zgjedhje të komunave, projekteve dhe personave të cilët do të punësohen, do të jetë transparente. "Procesi i organizimit dhe zbatimit të punëve publike do të zhvillohet tërësisht në mënyrë transparente për të gjitha palët e involvuara, si dhe për mbarë opinionin", tha ajo.

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) tërësisht e mbështet këtë program të Qeverisë. Siç theksoi kryetari i saj, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce trajanovski, në këto kushte, e një rëndësie të madhe është realizimi i punëve publike dhe atë si për personat e papunë ashtu edhe për zhvillimin ekonomik lokal të komunave", tha ai.

Për programet aktive për punësim për vitin 2009, Qeveria ndau 795 milionë denarë, me të cilat do të përfshihen 13.929 persona, në vend të 9.573 të paraparëve fillimisht. Këto mjete janë pothuajse trefish të rritura në krahasim me vitin 2008, kur për këtë dedikim ishin shpenzuar 276 milionë denarë.

Publikuar: 06.06.2009 | 07:42
Lexuar: 1207 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime