E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Natyrë më e qetë dhe një kokë më i shkurtër se vëlla i tij, ai gjithmonë kishte patur mendimin se nuk ishte në lartësinë e të vëllait, ky i fundit i famshëm për fjalimet e tij të gjata dhe goditëse dhe gjithmonë në kundërshti me Perëndimin.
Raul Kastro: Jo mė nėn hijen e tė vėllait









Raul Kastro u bë udhëheqës i Kubës, kur vëllai i tij i madh, Fidel, dha dorëheqjen në vitin 2006, pasi do t'i nënshtrohej një operacioni. Për 18 muaj, presidenca e Raulit ishte konsideruar e përkohshme, por ai u zgjodh zyrtarisht president në vitin 2008, kur Fideli vendosi të tërhiqet nga detyra. Për shumë vite Raul Kastro dukej i kënaqur nën hijen e të vëllait Fidel.

Natyrë më e qetë dhe një kokë më i shkurtër se vëlla i tij, ai gjithmonë kishte patur mendimin se nuk ishte në lartësinë e të vëllait, ky i fundit i famshëm për fjalimet e tij të gjata dhe goditëse dhe gjithmonë në kundërshti me Perëndimin.

Sidoqoftë, Rauli ka mbajtur shumë pozicione kyçe para se të merrte presidencën, përfshirë këtu postin e kryetarit të Partisë Komuniste dhe oficer i lartë i forcave të armatosura.

Menjëherë pasi u emërua President ai prezantoi disa ndryshime të vogla por domethënëse. Lëvizja e menjëhershme e tij ishte zbutja deri diku e vijës radikale të të vëllait: ku mbajtja e një celulari ose kompjuteri dhe rritja e rrogave dhe pensioneve u festua në shkallë të gjerë nga kubanezët.

Rauli gjithashtu lejoi që tokat e lëna djerrë që ishin pronë e shtetit t’i kalonin fermerëve privatë dhe kooperativave si një përpjekje për të shtuar prodhimin e ushqimit vendës. Sidoqoftë, disa që parashikonin se ai do të ishte më pragmatist se i vëllai, janë zhgënjyer nga ritmet e ndryshimit. Ata thonë se nuk është bërë mjaftueshëm për të liberalizuar ekonominë kubaneze dhe se duhet kërkuar afrimi me SHBA-në.

Në prill të 2009-ës presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se do të lehtësonte kufizimet ndaj udhëtimeve dhe dërgesave drejt ishullit nga kubano-amerikanët. Por embargoja tregtare amerikane e vendosur që më 1960-n është akoma në fuqi.

Në vitin 2010 Raul Kastro filloi një proces të gjatë për të rindërtuar strukturën socialiste në Kubë, gjë që sipas disa analistëve është një përpjekje për të shkuar drejt modelit Kinez, i cili lejon më shumë tregti private. Raul dhe Fidel Kastro kanë punuar bashkë që nga vitet ’50, kur ata komplotuan Revolucionin Kuban.

Presidenti aktual mund të thotë hapur se bindjet e tij ndaj socializmit janë shumë më të hershme se të vëllait Fidel, bindjet e të cilit më parë ishin nacionaliste. Disa thonë se ai ka qenë gjithmonë përkrahësi më i madh i rrugës së ashpër, sesa Fideli. Në muajt e parë të revolucionit ai u mbajt larg qendrës së vëmendjes, sepse militantizmi i tij ishte shumë i egër.

Rauli është lindur në vitin 1931 në krahinën lindore të Holguinit, me prindër Angel Kastro dhe Lina Ruz. Ai ishte më i riu nga 3 vëllezërit (5 vjet më i vogël se Fideli). Ai ndoqi shkollën në fillim në Santiago dhe pastaj në Havana, ku u bashkua me një grup të rinjsh komunistë. Më 1953 mori pjesë së bashku me Fidelin në një sulm mbi barakat e Moncandës - një përpjekje për të përzënë regjimin autoritar të Fulgencio Batistas.

Por sulmi dështoi dhe Rauli së bashku me të vëllanë qëndruan për 22 muaj në burg. Më 1955 të dy u liruan dhe shkuan në Meksikë për të përgatitur anijen “Gjyshja”, e cila do të ndërmerrte një ekspeditë revolucionare në Kubë në fund të 1956-s. Gjatë kësaj kohe thuhet se Rauli u njoh me Che Guevarën dhe ishte ai që e prezantoi me Fidelin. Sapo arritën në Kubë, banda e revolucionarëve kryen një fushatë ushtarake guerile nga malet Sierra Maestra, ku më në fund më 1959 u rrëzua Batista.

Ushtria e hershme guerile u zhvillua nën udhëheqjen e Raulit në një forcë luftarake rreth 50 000 vetë, të cilët asistuan forcat prosovjetike në konfliktin me Angolën dhe Etiopinë gjatë viteve ‘70. Ushtria luajti rol themelor në përpjekjet në kohë paqeje për të përkrahur ekonominë e sëmurë kubaneze, si pasojë e ndarjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Rauli thuhet gjithashtu se ka ndikuar edhe në politikat financiare nga prapa perdes. Më 1959 Rauli u martua me Vilma Espin, një mikeshë luftëtare guerilase revolucionare dhe zyrtare e larte partie, e cila vdiq në qershor 2007-ës. Çifti kishte 4 fëmijë. Rauli prezantohet si një baba i përkushtuar dhe i apasionuar pas alpinizmit.

Publikuar: 11.08.2011 | 10:36
Lexuar: 550 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime