Ngjarja qendrore për shënimin e Ditës botërore të të rinjve këtë vit do të jetë në Ohër.
- Me më shumë manifestime sot në Shkup dje në Ohër, Zyra e UNFPA-së në Maqedoni dhe Y-PEER Maqedoni - rrjet rinor nga 20 organizata joqeveritare të cilat punojnë në avancimin e shëndetit seksual dhe reproduktiv e shënojnë 12 Gushtin - Ditën ndërkombëtare të të rinjve.
Ngjarja qendrore për shënimin e Ditës botërore të të rinjve këtë vit do të jetë në Ohër.
Në plazhin "Kuba Libre" në orën 12 koncert do të mbajë Y-PERR ambasadorja për Maqedoninë - Dani Dimitrovska.
Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të të rinjve, organizata "Të rinjtë munden" e cila është anëtare e Y-PERR Maqedoni organizon diskutim publik me mysafirë nga sektori i OJQ-së, me temë "Aktivizmi i të rinjve - praktikat dhe rekomandimet për përmirësim të dialogut ndëretnik". Debati publik do të mbahet sonte në orën 20:30 në hapësirat e Qendrës kulturore KREATIV në Shkup.
Nën moton "Viti jonë, zëri ynë" të rinjt në mbarë botën e festojnë vitin internacional të të rinjve 12 Gusht 2010 - 12 Gusht 2011.