Për familjen Zejnullahu ka plot tre muaj që është ndërprerë lumturia ndërsa ankohen se as policia nuk u ka dalë fare në ndihmë. Madje, siç pohojnë, edhe pse rastin e kanë paraqitur në Ministrinë e Brendshme, ende nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.
Familja Zejnullahu nga fshati Jabollçisht i Velesit, plot tre muaj është në kërkim të vajzës së tyre 14 vjeçare Samires.
Familjarët e saj dyshojnë se atë e ka rrëmbyer një person i po të njëjtit fshat, me emrin Halid, që sipas tyre është kriminel. Familjarët e saj, të cilët sigurojë ekzistencën duke ruajtur bagëti, thonë se janë të gatshëm të paguajnë edhe 100 mijë euro për gjetjen vajzës së tyre të zhdukur.
Për familjen Zejnullahu ka plot tre muaj që është ndërprerë lumturia ndërsa ankohen se as policia nuk u ka dalë fare në ndihmë. Madje, siç pohojnë, edhe pse rastin e kanë paraqitur në Ministrinë e Brendshme, ende nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.
Nuk kemi asnjë informatë. Babai i tij, nëna dhe i vëllai shkojnë në Veles në polici atje pohojnë se nuk e dinë se ku është i biri i tyre dhe si ka mundësi që prindërit mos të kenë një informacion të atillë. Patjetër është të dinë diçka, deklaroi Jusuf Zejnullahu babai i Samires së rrëmbyer.
Vëllai i Samires thotë se policia nuk është duke u angazhuar aq sa duhet në kërkimin e motrës së tij. Ai thotë se MPB-ja në vend që të identifikoj grabitësin e vajzës i cili në vendngjarje kishte ardhur me pushkë automatike, thonë se Samirja e vogël ka gjasa që me vetëdëshirë, të ishte larguar nga shtëpia për të jetuar bashkë me Halidin. Kjo, siç pohon vëllai i Samirës, e ka vështirësuar kërkimin nga ana e policisë.
Nuk jam i kënaqur aspak prej policisë, meqë qe dy muaj e gjysmë qëkur na ndodhi problemi, nëse ata janë pushtet dhe ka ligj do të zbulonin diçka për dy muaj e gjysmë. Jo, jo nuk kanë bërë asgjë nuk ka ardhur askush deri tek ne të të na pyet se si ka ndodhur rasti. Babai im atë natë kur dhe ka ndodhur problemi, menjëherë ka shkuar në polici, në Komunën e Çashkës, theksoi Burhan Zejnullahu, vëllau i Samires.
Se ku gjendet për momentin Samirja e vogël, nuk ka informatë askush. Ndaj familja e saj, pyet nëse bija e tyre 14 vjeçe është ende gjallë.
Nuk kemi asnjë informacion, se a është e gjallë apo e vdekur. E kërkoj në gjyq, e kërkoj në polici motrën time, që të kuptojë se është e gjallë apo e vdekur. Me askënd më nuk po mund të merrem vesh dhe më në askënd nuk kam besim..., tha Burhan Zejnullahu, vëllai i Samires së rrëmbyer.
Gjatë këtyre ditëve shumë pyetje të familjes Zejnullahu nuk kanë përgjigje. Askush nuk mund të tregojë nëse vajza 14 vjeçe është dërguar në ndonjë nga shtëpitë publike në vend, ku dhe përfundojnë shumë vajza të moshës minore. Ndoshta mos vallë është viktimë e rrjetit që merret me shitjen e organeve njerëzore ose mos është dërguar diku jashtë kufijve të shtetit.
Si duket familjarët e Samires edhe gjatë kohë do të kërkojnë dhe do të pyeten se ku vallë mund të jetë vajza e tyre. Më të lumtur thonë ata do të ishin nëse eventualisht Samirja kishte ikur nga dashuria për Halidin i cili njëherësh është dy herë më i moshuar se ajo, e i cili për momentin për prindërit e Samires është vetëm një kriminel dhe rrëmbyes.
Valmir Kuçi