E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Soros në artikullin propozon edhe vendosje të "euro-kredive" të cilat do t'u ndahen vendeve të BE-së, që do të ballafaqohen me kriza financiare. Në të kundërtën euroja do të përjetojë një kolaps, vlerëson milioneri amerikan me origjinë hungareze.
Xhorxh Soros: Gjermania ėshtė fajtori kryesor pėr krizėn debitore nė eurozonė







Gjermania është fajtori kryesor për eskalimin e krizës debitore në eurozonë, vlerëson investuesi i njohur amerikan Xhorxh Soros në artikullin e botuar në gazetën gjermane ekonomike "Handelsblast".

"Inercia gjermane e përforcoi krizën në Greqi dhe solli deri te përhapja e infektimit, e cila e shndërroi krizën greke në kërcënim për mbijetesën e Evropës", konsideron Soros.

Sipas tij, është bërë gabim që përgjegjësinë për përballje me krizën nuk e mori BE-ja, por ajo u është lënë vendeve të tjera të caktuara të eurozonës.

Soros në artikullin propozon edhe vendosje të "euro-kredive" të cilat do t'u ndahen vendeve të BE-së, që do të ballafaqohen me kriza financiare. Në të kundërtën euroja do të përjetojë një kolaps, vlerëson milioneri amerikan me origjinë hungareze.

"Rasti i tanishëm me kreditë për Greqinë, si dhe me pako masat për ndihmë urgjente të ndara disa vendeve u tregua si një zgjidhje jostabile. Si rezultat e kësaj Italia dhe Spanja do të duhet të paguajnë norma më të larta të kredive që do t'i marrin", potencoi Soros.

Ai konsideron se politika e "hapave të imët" që e rekomandon kancelarja gjermane Angela Merkle është shumë e ngadalshme. Masa e ardhshme duhet të jetë konfirmim i parimeve për ndarje të pakove të ndihmave financiare, pasi që në të kundërtën nën kërcënim mundet të haset rejtingu kreditor maksimal AAA i Francës, përfundon Soros.

Publikuar: 12.08.2011 | 11:01
Lexuar: 569 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime