Instituti konfirmoi se edhe në Shqipëri ka paraqitje të etheve hemorragjike, të cilën e bartin rriqrat dhe minjtë. Nga ethet hemorragjike në Shqipëri deri më tani ka vdekur një person, ndërsa disa të tjerë janë në gjendje të rëndë.
- Instituti për shëndet publik i Shqipërisë konfirmoi se në vend janë regjistruar dy raste të të sëmurëve nga ethet e Nilit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.
"Pacientët janë nga Laçi dhe Lezha, të moshës prej 40 dhe 45 vjeç. Ata janë hospitalizuar në spitalin 'Nëna Terezë' në Tiranë me diagnozë 'meningjoencefalitis', por janë në gjendje stabile", deklaroi njeriu i parë i Sektorit për sëmundje infektive pranë Institutit për shëndet publik, Silva Bino.
Instituti konfirmoi se edhe në Shqipëri ka paraqitje të etheve hemorragjike, të cilën e bartin rriqrat dhe minjtë. Nga ethet hemorragjike në Shqipëri deri më tani ka vdekur një person, ndërsa disa të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Nga Instituti kanë kërkuar nga autoritetet lokale të ndërmarrin masa adekuate në rajonet të cilat janë vatra të infeksioneve.
Shqipëria është vendi i dytë ballkanik në të cilin janë konfirmuar ethet e Nilit pas Greqisë, ku deri tani janë regjistruar 22 raste të personave të sëmurë nga kjo sëmundje.