E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Switch Plus (apo Switch Sound Format Converter Plus), e ka zhvilluar kompania NCH Swift Sound dhe me këtë ka treguar se mundet thjesht të bëj një program të shkëlqyeshëm, i cili përdoret në bazë ditore.
Tetė programe tė dobishme multimediale



Shumica prej nesh në kompjuter ka të instaluar një grumbull programesh, por kur të paraqitet ndonjë problem, pikërisht ai program na mungon. Ne ju prezantojmë 10 programe të dobishme, të cilët secili duhet t’i ketë në koleksionin e tij. Shumicën prej tyre nuk do t’i përdorni në bazë ditore, por kur t’ju nevojiten, do t’ju vijë mirë që i keni dhe nuk do të humbni kohë për t’i gjetur dhe instaluar.

Audio Converter: Switch Plus 1.30

Switch Plus (apo Switch Sound Format Converter Plus), e ka zhvilluar kompania NCH Swift Sound dhe me këtë ka treguar se mundet thjesht të bëj një program të shkëlqyeshëm, i cili përdoret në bazë ditore. Sot problemi më i madh është numri i madh i audio (por edhe i video) formateve dhe vazhdimisht duhet instaluar plug-e të ndryshme, të kërkohen Player që mund të interpretojnë formatin e caktuar. Por pse të përdoret Switch Plus. Nëse keni koleksion të madh të CD-ve dhe dëshironi të bëni koleksionin tuaj të MP3, të cilin gjithmonë mund ta bartni me vete, atëherë Switch Plus është mjet i shkëlqyeshëm me të cilin mund të ripp-oni muzikë, të caktoni se cilin format dëshironi ta përdorni, të rregulloni frekuencat, zërin etj. Po ashtu, mundeni formatet e tanishme t’i konvertoni në formate tjera. Formatet e mbështetura janë: MP3, WAV, WMA, FLAC, AAIF, OGG, M4A..

Blu-ray Player Software: PowerDVD 11 Ultra

Ndoshta do t’ju duket qesharake, mirëpo ende ekzistojnë njerëz që dalin nga shtëpia, shkojnë në dyqanin e DVD-ve dhe huazojnë filma që duan t’i shohin. Sot është bërë praktikë që të vizitohet ueb-faqja e Cinestar, të shikohet se cili film i ri ka ardhur dhe pastaj të shkarkohet, pa marrë parasysh kualitetin. Por ka të atillë që duan kualitet të mirë, por nuk duan që të shkarkojnë 10 gb për të shikuar një film. Dhe pikërisht për këto ekziston programi i shkëlqyeshëm me emrin Power DVD 11 Ultra. Pse është i mirë? Përveç që është i mirë për DVD klasike, është tejet i mirë për filmat e rinj që vijnë në Blu-ray. Është mjaft i mirë kur nuk dëshironi të ngriheni nga karrigia për të rritur apo ulur diçka apo të kaloni një pjesë të filmit. Tiparet tjera të dobishme janë: Power Manager, Auto-Resume Playback, Web Connectivity, Time Stretch, Digital Zooming, Skin Technology, Dolby TrueHD, Dolby Digital, DTS Digital Surround, etj.

eBook Software: eBook Maestro PRO

Nëse jeni njëri nga ata që të gjitha e-Book-ët dhe PDF-at i palosin, ruajnë dhe kujdesen për to, ja një program i shkëlqyeshëm që e bën këtë për ne. Maestro PRO është njëherit lexues i të gjitha këtyre si dhe program në të cilin ju mund t’i organizoni dokumentet tuaja. Tani mundeni çdo PDF ta shënjoni, të fusni autorin dhe titullin, të vëni tag-e dhe të ngjashme dhe shumë lehtë t’i gjeni ato që ju nevojiten. Nëse e përdorni si lexues, mundeni lehtë të lexoni faqet HTML, t’i rregulloni faqet, të krijoni PDF nga të njëjtat, mund të mbroni punimet tuaja, por edhe t’i shisni apo t’i botoni në internet apo ndonjë revistë. Ekziston edhe Virtual Manager, i cili do t’u ndihmojë që të bëni një libër të duket profesional.

YouTube to MP3 Software: ImTOO YouTube Converter

Sa është legale të shkarkoni muzikë nga YouTube, gjykojeni vetë. Nëse nuk jeni audiofil, atëherë me siguri se ju pengon kualiteti i atyre videove dhe me siguri se nuk do të jenë zgjedhja juaj e parë. Nëse nuk jeni njëri prej tyre, atëherë vetëm përpara. Sot ekzistojnë ueb-faqe ku mund të kopjoni link-un nga YouTube dhe të shkëputni (download) video-regjistrime, më saktësisht regjistrime MP3 për disa këngë. Po ashtu, mund të shkëputni edhe video, mirëpo, kjo zgjatë dhe kualiteti keqësohet edhe më shumë. Por ekziston programi i cili i bashkon të gjitha këto dhe ky është ImTOO. Ky program ofron një numër të madh mjetesh për ueb-faqen e përmendur. Më e rëndësishmja është shkëputja e përmbajtjeve, ndërsa pa problem mund të shkëpusni vetëm video, ose vetëm audio regjistrime (format e mbështetura janë MP3, FLV, WAV, MPEG, AVI), mbështet konvertimin batch dhe mundeni fajlat t’i përshtatni me pajisjet tjera mobile: iPad, iPhone, BlackBerry, PSP, Wii. Punon në Windows XP dhe ato më të rejat, merr vetëm 30 megabajt dhe ofron shumëçka.

Video editing Software: CyberLink PowerDirector 9 Deluxe

Nëse dëshironi program të mirë për editimin e videove tuaja, përfundimisht provojeni PowerDirector 9. Jo vetëm që ka shumë opsione të mira, por edhe është i lehtë për përdorim. Po, e dimë se ekzistojnë programe edhe më të njohur, si Adobe Premier, Pinnacle Studio dhe Final Cut (Mac), por CyberLink ka shumëçka për të ofruar. Për dallim nga shumica e programeve për editimin e videove, këtu shkëlqyeshëm është zgjidhur çështja e resurseve të kompjuterëve. Nëse jeni fillestar, mos u frikoni. Magic Movie Wizard i integruar, do t’u tregojë të gjitha aspektet e punimit të videove dhe pas disa ditëve të përdorimit, do të jeni në gjendje të bëni vetë video mjaft solide. Më e mira nga të gjitha është se tashmë keni të instaluar Template të ndryshëm për filma, tituj, efekte të shumtë, në mënyrë që videoja juaj të jetë sa më atraktive.

Photo editing Software: Adobe Photoshop

Pas videove, mund të kaloni paksa në përpunimin e fotove. Përfundimisht, mbreti i kësaj kategorie është Adobe Photoshop. Ekzistojnë shumë programe që janë të mirë, por ende ofrojnë shumë pak. Photoshop është program i shkëlqyeshëm, jo vetëm për përpunimin e fotove, por edhe të fajlave të tjerë. Ajo që na tërheq te Photoshop-i, janë një varg mjetesh për të cilat nuk duhet të jeni profesionist që të mund t’i përdorni. Të marrim një shembull: keni bërë foto në një ndejë me një aparat të thjeshtë dhe tani shumica e njerëzve kanë sy të kuq. Ekziston një mjet i integruar i cili do t’ua zgjidh këtë problem. Nuk do të hyjmë në detaje, sepse me orë të tëra mund të numërojmë të gjitha mundësitë, por duhet përmendur krijimin e layer-ve, dyfishimin e tyre, filtra të ndryshëm, skalim ngjyrash, lëvizjen e ngjyrave, nënshkrimet në foto, editim dhe shtim të tekstit, korniza të ndryshme, rregullim kontrasti etj.

Music Player: Jaangle

Nëse keni menduar që për dëgjimin e muzikës do t’ua sugjerojmë WinAmp apo imunes, nuk do ta bëjmë këtë! Jaangle është Open Source Free Music Player, i cili me disa megabajtët e tij ofron shumëçka. Kur njëherë të provoni Jaangle, shumë lehtë do të mësoheni në diçka pa pagesë dhe më të mirë. Pse më mirë? Për disa arsye. Njëri prej tyre është rrethi miqësor si dhe rregullimi i muzikës i zgjidhur në mënyrë fenomenale. WinAmp këtu përshtatet? Jaangle ka shumë tipare të tjerë, dhe njëra prej tyre janë lojërat. Po, mund të luani lojëra të thjeshta derisa dëgjoni muzikë. Music File Tag Editor, është një përbërje e shkëlqyeshme për shënjimin e albumeve të ndryshëm, me qëllim të shfletimit më të lehtë dhe shumicën do t’i realizojë vetë dhe të marrë informata nga interneti. Native Online Service ju mundëson dëgjimin e radio-stacioneve të ndryshme, mbështetet Last.FM Scrobbling, gjuhë të ndryshme etj.

Social Network Software: TweetDeck

Edhe pse në Kosovë Facebook është shumë më i popullarizuar se Twitter, mos u largoni menjëherë. TweetDeck punon për të dyja këto rrjete sociale, ndërsa ua lehtëson përcjelljen e statuseve, fotove, përgjigjet ndaj statuseve, sepse në kohën e tanishme muri në Facebook është i ngarkuar me spam-e të ndryshme, kështu që me këtë mund t’i filtroni dhe t’i organizoni. Përveç kësaj, mbështet faqet sociale MySpace, LinkedIn, Foursquare, Google Buzz, Tumblr dhe disa më pak të njohura. TweetDeck gjithashtu do t’ju mundësojë komunikim më të lehtë me miq, “tvit-mi“ do të bëhet kënaqësi, më lehtë do të lidheni me partnerët tuaj të biznesit (LinkedIN), punon në të gjitha sistemet operuese mobile, mundeni paraprakisht të shkruani statuset dhe t’i botoni më vonë, sinkronizimi real-time, etj. Gjithsesi i dobishëm nëse jeni të varur ndaj rrjeteve shoqërore.

Publikuar: 12.08.2011 | 12:07
Lexuar: 629 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime