E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më shumë sesa motivet e këngës, është diskutuar fakti që këngëtarja ka zgjedhur Greqinë për të bërë xhirimet. Nisur nga historia e marrëdhënieve mes dy vendeve, shumë fansa të Gjatës janë inatosur nga ky veprim i këngëtares. “Afër dhe larg” është edhe titulli i albumit të fundit të këngëtares, fituesja e edicionit të tetë të “Top Fest”.
Elvana Gjata, inatosen fansat per videoklipin e xhiruar nė ishullin grek
Elvana Gjata është vënë në qendër të kritikave për faktin se videoklipi i fundit “Afër dhe larg” është xhiruar në ishullin grek të Santorinit. Në “youtube” ku është publikuar edhe klipi janë qindra komente që kanë ndezur një debat të zjarrtë mes fansave.

Më shumë sesa motivet e këngës, është diskutuar fakti që këngëtarja ka zgjedhur Greqinë për të bërë xhirimet. Nisur nga historia e marrëdhënieve mes dy vendeve, shumë fansa të Gjatës janë inatosur nga ky veprim i këngëtares. “Afër dhe larg” është edhe titulli i albumit të fundit të këngëtares, fituesja e edicionit të tetë të “Top Fest”.

“Për mendimin tim, Elvana më mirë ta bënte këtë video në Sarandë, Dhërmi e Vlorë, sesa në ishujt grekë. Unë nuk kam gjë kundër saj, më pëlqen si këngëtare, por do kisha pasur dëshirë që atë klip ta bënte në Shqipëri. Shqipëria ka vende shumë të bukura që nga Valbona e deri në Ksamil. Do të pëlqehej shumë më shumë nga shqiptarët”, shkruhet në njërin nga këto komente që janë bërë në “youtube”.

Ndërkohë që ka nga ata që komentojnë se nuk mund t’i diktohet një artisteje ku të bëjë xhirimet, qoftë edhe në Greqi apo Serbi. “Mbi të gjitha muzika është art dhe nuk duhet ngatërruar me nacionalizmat”, thotë një tjetër koment.

Publikuar: 13.08.2011 | 04:24
Lexuar: 918 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime