Të martën nga ora 10:00 është dhënia e provimit të lëndës së dytë eksterne sipas përzgjedhjes së nxënësit - matematikë ose gjuhë e huaj (angleze, franceze, gjermane ose ruse) për arsim gjimnazist, gjegjësisht filozofi ose estetikë për maturantët nga shkollat artistike.
Sot në shkolla e mesme në MAqedoni fillon afati i dytë, i gushtit për nxënësit që në qershor nuk e kanë dhënë ose jo në tërësi. Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore të provimeve, kompetente për organizim dhe zbatim të maturës shtetërore, në afatin e gushtit ka 1.928 fletëparaqitje për dy lëndët eksterne.
Sot në ora 10:00, 320 kandidatë do ta japin provimin gjuhë amtare (shqipe, maqedonase ose turke) dhe letërsi.
Të martën nga ora 10:00 është dhënia e provimit të lëndës së dytë eksterne sipas përzgjedhjes së nxënësit - matematikë ose gjuhë e huaj (angleze, franceze, gjermane ose ruse) për arsim gjimnazist, gjegjësisht filozofi ose estetikë për maturantët nga shkollat artistike.
Për gjuhë të huaj janë paraqitur 1.309 kandidatë, për matematikë niveli themelor 296, për estetikë ose filozofi tre kandidatë, ndërsa nuk ka të paraqitur për matematikë niveli avancues.
Rezultatet nga testimi i gushtit për të dy lëndët do të bëhen të ditura deri në fund të muajit.
Në afatin e qershorit u arrit nota mesatare 3,3 që është rezultati më i mirë gjatë tre viteve të kaluara, prej kur në Maqedoni jepet matura shtetërore.
Maturantët që e kanë dhënë maturën shtetërore në qershor javën e ardhshme mund të konkurrojnë për regjistrim në fakultet. Afati i parë për paraqitje është më 16 dhe 17 gusht.