Nga hetimi rezultoi se plaku bashkëjetonte me gruan që vrau dhe copëtoi tek një banesë në lagjen nr 4. Sipas hetimit, i dyshuari e prezantonte Lilianën sikur ishte mbesa e tij duke justifikuar kështu bashkëjetesën në një shtëpi.
Policia e Korçës ka bërë një punë të lavdërueshme duke arritur në kohë rekord të zbulojë identitetin e viktimës dhe të dyshuarit të krimit të llahtarshëm që tronditi dje opinionin publik.
Viktima është Liljana Arapi 42 vjeçe lindur e banuese ne qytetin e Bilishtit, e papunë, e pamartuar, kurse autor i krimit, Gaqo Dumka, 84 vjeç, lindur ne fshatin Dardhë dhe banues ne lagjen nr 4 Korçë.
Nga hetimi rezultoi se plaku bashkëjetonte me gruan që vrau dhe copëtoi tek një banesë në lagjen nr 4. Sipas hetimit, i dyshuari e prezantonte Lilianën sikur ishte mbesa e tij duke justifikuar kështu bashkëjetesën në një shtëpi.
Viktima Liljana Arapi
Ndërkohë nuk është gjetur koka e të ndjerës. I dyshuari pasi u ndalua dje në orën 19.00, pranoi se ishte ai autor i krimit. Ai pohoi se në kushte xhelozie, pas një sherri mes të dyve, fillimisht e kishte mbytur, pastaj therur me thikë dhe e kishte prerë trupin e zhveshur në disa copa të cilat i kishte futur në dy thasë. Kokën e kishte hequr veçmas duke e fshehur.
Sipas burimeve të policisë, ai refuzon të tregojë se ku gjendet koka e të ndjerës. Dyshohet që motivi i këtij krimi të jetë xhelozia. Policia tha se materialet e përpiluara nëngarkim të shtetasit të sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale Vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Në cilësinë e provës materiale, 84 vjeçarit iu sekuestruan:
- 2 aparate celularë që i përkisnin autorit të ngjarjes dhe viktimës.
- sendet e kryerjes së krimit (1 sëpatë dhe 2 thika)
- tesha të viktimës dhe të autorit.
- janë vërejtur njolla gjaku në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës.