E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të drejtë konkurrimi në fakultetet e USHT-së, kanë kandidatët të cilët i janë nënshtruar dhe me sukses e kanë kaluar maturën shtetërore.
Tė martėn nė USHT fillon afati i parė i regjistrimit pėr vitin akademik 2011/2012










Universiteti Shtetëror i tetovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për regjistrimin e studentëve të rinj në 11 fakultete dhe në 93 drejtime studimore për vitin akademik 2011/2012.

Paraqitja e kandidatëve të rinj, siç thuhet në kumtesën e Zyres për informim pranë USHT-së, në kuadër të afatit të parë, do të realizohet prej 16-19 gusht dhe konkurrimi do të bëhet si në Tetovë, po ashtu edhe në qytetet tjera të vendit ku USHT-ja organizon studime të disperzuara.

Të drejtë konkurrimi në fakultetet e USHT-së, kanë kandidatët të cilët i janë nënshtruar dhe me sukses e kanë kaluar maturën shtetërore.

Gjatë paraqitjes për regjistrim, kandidatët duhet të dorëzojnë: fletëparaqitje për regjistrim, dëftesën origjinale për të gjitha klasat, diplomë për kryerjen e shkollës së mesme, certifikatë nga libri amzë i të lindurve dhe vërtetim për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Të drejtë regjistrimi për studime deridiplomike kanë kandidatët që kanë të kryer shkollën e mesme katërvjeçare në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Përjashtim bëjnë, personat me talent të veçantë, të cilët mund t’i regjistrojnë studimet në fakultetet e drejtimit të arteve edhe nëse nuk e kanë të mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare, me kusht që atë ta kryejnë deri në fund të vitit të dytë të studimeve, në kushtet e përcaktuara sipas Statutit të fakultetit.

Kandidatët regjistrohen si studentë të rregullt të financuar nga shteti dhe studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve.

Në studimet deridiplomike të fakulteteve mund të regjistrohen edhe studentë me korrespodencë, nëse këtë e mundëson karakteri i programit studimor. Ndërsa shtetasit e huaj regjistrohen jashtë kuotave të përcaktuara në Konkurs.

USHT-ja në vitin akademik 2011/2012 në të gjitha fakultetet dhe programet studimore do të pranojë 5.340, prej tyre të rregullt me kuotë shtetërore 3.485, të rregullt me vetëfinancim 1.375 dhe me korrespondencë 480 studentë.

Fakultetet në të cilat edhe pas afatit të parë të regjistrimit do të mbeten vende të paplotësuara, do të organizojnë afatin e dytë dhe të tretë, ku dhe do të përcaktohet numri dhe kriteret për regjistrim në konkurs plotësues për studimet deri-diplomike.

Universiteti Shtetëror i Tetovës, ka për mision të ngrit gjendjen intelektuale dhe shoqërore të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë përmes programeve studimore cilësore, krijuese dhe hulumtuese shkencore.

Publikuar: 14.08.2011 | 05:06
Lexuar: 683 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime