Dy tërmete me intensitet prej katër deri pesë shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane janë regjistruar mbrëmë në rajonin e Vallandovës.
Dy tërmete me intensitet prej katër deri pesë shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane janë regjistruar mbrëmë në rajonin e Vallandovës.
Një tërmet më i dobët është ndier edhe pas mesnate, i cili ishte me intensitet tre deri katër shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane.
Siç kumton Observatori seizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup, dy tërmetet janë regjistruar në orën 23 e 40 minuta, ndërsa i treti është regjistruar 45 minuta pas mesnate.
Tërmetet janë ndier në Vallandovë, Dojran, Strumicë dhe Gjevgjeli me rrethinat. Bëhet fjalë për tre tërmete të dobëta, epiqendrat e të cilëve ndodheshin rreth 130 kilometra në juglindje të Shkupit, ndërsa rrjedhin nga rajoni epiqendror i Vallandovës.