E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Gjatë tërë vijës filmike gërshetohen fatet e dy personazheve të traumatizuara, mësueses franceze që i ka vdekur burri dhe nxënëses refugjate e cila ka përjetuar traumat e luftës dhe ka dëgjuar për fatin tragjik të prindërve”, tregon e ëma e Luanës për syzheun e filmit Valbona Rrahmani, urbaniste, e cila jeton dhe punon në Paris.
Shqiptarja 10 vjeēare luan nė filmin francez “Kaniousha”
Luana Bajrami-Rrahmani në moshën e saj të re dhjetë vjeçare, mbase është i pari fëmijë shqiptar nga diaspora që ka luajtur në një film artistik të huaj.

Para pak muajsh ajo ka mbaruar xhirimet e fundit në filmin “Kaniousha”, të realizatorit francez Olivier Guignard dhe të producentit Nadine Lernihe të produksionit “Raspail Production”, në të cilin ajo luan rolin kryesor, krahas aktorës të njohur franceze Miou-Miou. Realizatori në qendër të filmit ka vendosur relacionet e një mësuese franceze dhe të një vajzeje kosovare refugjate.

“Gjatë tërë vijës filmike gërshetohen fatet e dy personazheve të traumatizuara, mësueses franceze që i ka vdekur burri dhe nxënëses refugjate e cila ka përjetuar traumat e luftës dhe ka dëgjuar për fatin tragjik të prindërve”, tregon e ëma e Luanës për syzheun e filmit Valbona Rrahmani, urbaniste, e cila jeton dhe punon në Paris.

Familja Rrahmani është nga Ferizaj, e cila që nga vitet 1967 jeton në Paris, prej kur kryefamiljari Zyfer Rrahmani kishte migruar atje. Mirëpo Luana e vogël jo rastësisht është gjetur si personazhi kryesor i një filmi. “Unë që tri vjet i ndjek mësimet në një shkollë teatri në Paris, krahas mësimeve në shkollën e rregullt, ndërkaq kam luajtur edhe në një pjesë teatrale me tekst të Shekspirit të titulluar “Tampet”, tregon Luana, derisa ndihet e lumtur që disa ditë të verës po i kalon në fshatin Pleshinë të Ferizajt, tek dajët e saj.

”Po e pata pa konkursin, që në audicion kërkoheshin fëmijë për të luajtur në filmin Olivier Guignard, Luana u paraqit dhe u zgjedh në një konkurencë prej 12 vetash”, tregon e ëma.

Filmi ishte xhiruar gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti në qytetin Lille, parapremiera pritet të shfaqet gjatë muajit shtator , kurse premiera në tetor.

Publikuar: 14.08.2011 | 15:28
Lexuar: 537 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime