E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkë me një stampues termik, copa e letrës LCD mund të shkruhet, por edhe të fshihet e rishkruhet (madje edhe me ngjyra) deri në një maksimum prej 260 herësh.
Tajvani nxjerr letrėn elektronike qė mund tė fshihet








Në Tajvan, Instituti për Kërkimin Teknologjik Industrial ka prezantuar një lloj special letre elektronike, që mund të fshihet fare kollaj dhe që emrin e koduar e ka i2R.

Kjo letër tepër e hollë është realizuar me kristale likuide kolesterine, një teknologji që garanton një cilësi shumë të mirë leximi, kënde shumë të gjera shikimi dhe konsumim shumë të ulët.

Bashkë me një stampues termik, copa e letrës LCD mund të shkruhet, por edhe të fshihet e rishkruhet (madje edhe me ngjyra) deri në një maksimum prej 260 herësh.

Letra termike që mund të fshihet do të hyjë në treg pas disa vitesh dhe supozohet se aplikimet e para do të bëhen nëpër dokumentet identifikuese dhe në sinjalistikën rrugore.

Publikuar: 14.08.2011 | 18:14
Lexuar: 438 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime