E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zv/ministri Hani u bëri apel qytetarëve të mos presin 10 ditët e fundit për të dorëzuar aplikimet për legalizimin e objekteve të tyre pasi atëherë do të ishte vonë.
Hani: 'Qytetarėt tė pa interesuar pėr legalizimin e objekteve'






Interesim i dobët i qytetarëve për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Tahir Hani thotë se, nga 3 marsi kur ligji për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme hyri në fuqi, qytetarët nuk kanë treguar ndonjë interesim të madh për këtë çështje.

Zv/ministri Hani u bëri apel qytetarëve të mos presin 10 ditët e fundit për të dorëzuar aplikimet për legalizimin e objekteve të tyre pasi atëherë do të ishte vonë.

‘Duke marrë parasysh statistikat e deritanishme të aplikimit apo të parashtrimit të kërkesave për legalizim të objekteve mund të konstatojë se është një numër shumë i vogël i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për ti legalizuar objektet e tyre, prandaj unë bëj apel para se të përfundojë afati kohor që është deri në fillim të muajit të ardhshëm, ftojë qytetarët të cilët do të duhet të legalizojnë objektet të shpejtojnë, të parashtrojnë kërkesat e tyre dhe të arrijnë afatin kohor për të bërë këtë çështje’ , tha Tahir Hani – zv/Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Hani tha se interesimi i dobët për procesin e legalizimit të objekteve pa leje nuk është rezultat i burokracisë së institucioneve, por thjesht neglizhencë e qytetarëve për të kryer obligimet e tyre.’Deri më tani qe sa kohë unë jam zv/ministër i transportit dhe lidhjeve nuk kam vërejtur se ka ndonjë burokraci e cila pengon grumbullimin e këtyre dokumenteve, prandaj po them nëse paraqitet ndonjë problem i tillë, sigurisht që pushteti lokal do të jetë në shërbim dhe pushteti qendror do të jetë në shërbim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve’, tha Tahir Hani – zv/Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për legalizimin e objekteve pa leje është 3 shtatori, ndërsa statistikat tregojnë se në Maqedoni ka mbi 300 mijë ndërtime pa leje. Pas këtij afati, zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Tahir Hani u shpreh se kërkesat do të vazhdojnë të pranohen, por qytetarët mund të përballen edhe më rrënimin e objekteve të tyre. Valmir Kuçi, Alsat-M

Publikuar: 14.08.2011 | 18:28
Lexuar: 439 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime