E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Regjisorja Kathryn Bigelow do të tregojë vrasjen e kreut të “Al Qaeda”-s, por për republikanët, ky është vetëm një sport për Presidentin amerikan.
Filmi mbi Bin Ladenin, qė do tė vėrė nė siklet Obamėn








Navy Seals nuk janë një Task Forcë për t’u mobilizuar kur sondazhet tregojnë rënie. Zgjerohet polemika e republikanëve kundër administratës “Obama”, që e akuzojnë se dëshiron ta përdorë vrasjen e Bin Ladenit për qëllime elektorale. Gjithçka nisi me një koment të “New York Times”, që në suplementin e së dielës, shkruante: Shtëpia e Bardhë dëshiron që në sallat kinematografike të dalë një film për vrasjen e Osama Bin Ladenit, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit 2012.

Do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të ndryshuar imazhin e Barak Obamës si një President i paaftë. Aty shkruhej se: Shtëpia e Bardhë i ka dhënë akses të privilegjuar dhe të një niveli të lartë detajeve të rezervuara të operacionit më sekret në histori, vrasjes së Bin Ladenit, një regjisoreje simpatizante. Bëhet fjalë për Kathryn Bigelow, që fitoi “Oscar”-in në vitin 2011 me filmin “The hurt locker”, për luftën në Irak.

Filmi i ri me titullin provizor “Killing Bin Laden”, duhet të dalë një muaj para votimeve, më 12 tetor të vitit 2012, pikërisht në kohë për t’i kujtuar lexuesve një prej sukseseve të Presidentit aktual. Shkrimi në “New York Times”, gazetës afër Presidentit Obama (por gjithmonë e më kritike këto kohët e fundit) i hapi rrugën sulmit të të djathtëve. Peter King, deputeti republikan që drejton komisionin parlamentar për “Homeland Security”, e ka akuzuar Obamën se po vendos në rrezik sigurinë kombëtare. King nisi kështu një protestë zyrtare me dy letra, drejtuar Departamentit të Mbrojtjes dhe CIA-s. Deputeti republikan shkruan: “Administrata ka një detyrë transparence ndaj Kongresit dhe drejt popullit amerikan dhe ky lloj bashkëpunimi synon të ndërtojë një vizion kinematografik të historisë”.

Zëdhënësi i Presidentit, Jay Carney, nuk vonoi që të përgënjeshtronte gjithçka: “Kushdo që shkruan artikuj apo libra mbi Presidentin, apo përgatit skenografinë e një filmi apo një dokumentari, e di se mund t’i drejtohet kësaj administrate dhe ne bëjnë më të mirën që mundemi për të garantuar informacion të plotë dhe korrekt. Nuk diskutojmë informacione të mbuluara nga sekreti. Dhe në këtë fazë ku kërcënimi terrorist nuk ka përfunduar, presim që Komisioni Parlamentar për Sigurinë të merret me çështje më të rëndësishme se sa thjesht një film”. Edhe regjisorja Bigelow dhe skenaristi Mark Boal, saktësuan: “Po punojmë mbi këtë projekt prej shumë vitesh. Filmi synon që të ndërthurë përpjekjet kolektive të tri administratave, nën presidentët Klinton, Bush dhe së fundmi Obama, për të eliminuar Bin Ladnein”. Por këto përgënjeshtrime nuk shërbyen për të qetësuar sulmet e të djathtëve.

“New York Post”, tabloidi në pronësi të Rupert Murdoch, kujton se “regjisorja Bigelow është një financuese e Partisë Demokratike, ndërsa Boal një bashkëpunëtor i “Rolling Stone”. “Post” citon një veteran të ushtrisë, Kurt Schlicher, që ngre një tjetër akuzë: “E gjeni dot se cili do të jetë heroi i vërtetë i këtij filmi? Sigurisht jo ushtarët e repartit special ‘Team 6’ të Seals që hapën zjarr në Abbottabad”. Ish-ushtaraku e mbyll argumentin me një akuzë jo shumë të ndryshme nga ajo e bërë nga Dowd: “Në çdo rast, lexuesit e prekur nga kriza ekonomike dhe në pritje të zgjidhjes së problemit të madh të papunësisë nuk do të kënaqen edhe kur t’iu thonë: shiko ne vramë Bin Ladenin”.

Polemikat për “aksesin e privilegjuar ndaj burimeve ‘top secret’, nuk janë të kufizuara vetëm për filmin e Bigelow. Ky diskutim lindi dy javë më parë, pas një rindërtimi të operacionit blic të “Seals”, që doli me të përjavshmen “The New Yorker”. Në atë reportazh kishte detaje të pabotuara dhe konfirmohet se “Seals” kishin marrë urdhër vetëm për ta vrarë dhe jo për ta kapur të gjallë kreun e “Al Qaeda”-s. Akuzat e republikanit King për “ndërtimin kinematografik të historisë” duken sureale, e aq më tepër që vijnë nga partia që kishte në Hollivud aktorin dhe liderin Ronald Regan, i njohur edhe si një manipulues i medias. Gjithsesi xhirimet e “Killing Bin Ladenin”, nuk bënë gjë tjetër veçse shtuan polemikat për këtë vrasje, që asnjëherë nuk kanë ndaluar që nga fillimi i majit kur kreu i “Al Qaeda”-s thonë se u vra...

Publikuar: 14.08.2011 | 18:51
Lexuar: 457 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime