Aeroplanët e "Pegasus"-it deri në Stamboll dhe prapa do të fluturojnë të martën, të enjten dhe të dielën, ndërsa deri në Izmir dhe prapa ditën e hënë dhe të premten. Përmes Stambollit, kompania ofron mundësi edhe për të gjithë që udhëtojnë deri te destinacionet aziatike dhe evropiane.
Aviotransportuesi me tarifë të ulët nga Turqia "Pegasus" prej sot fillon të fluturojë në relacionet Shkup-Stamboll-Shkup dhe Shkup-Izmir-Shkup. Çmimi i biletës në një drejtim është 29.99 euro, me taksa të përfshira.
Aeroplanët e "Pegasus"-it deri në Stamboll dhe prapa do të fluturojnë të martën, të enjten dhe të dielën, ndërsa deri në Izmir dhe prapa ditën e hënë dhe të premten. Përmes Stambollit, kompania ofron mundësi edhe për të gjithë që udhëtojnë deri te destinacionet aziatike dhe evropiane.
"Pegasus" operon me fluturime prej Stambollit deri në 19 destinacione vendore dhe ndërkombëtare. Udhëtarët të cilët udhëtojnë nga Shkupi përmes Stambollit munden lehtë të lidhen me destinacionet e popullarizuara siç janë Amsterdami, Berlini, Stokholmi, Bejruti, Milano, Brukseli, Bazeli, Kopenhaga, Dyseldorfi, Qiproja Veriore, Roma, Munihu, Parisi, Londra, Shtutgardi, Vjena dhe Cyrihu.
Biletat janë në dispozicion përmes agjencive të autorizuara dhe përmes sajtit të "Pegasus"-it www.flypgs.com.
"Pegasus" operon me aeroplanë të llojit Boing 737-800. Flota e kompanisë deri në vitin 2015 sipas paralajmërimeve do të përforcohet me edhe 40 aeroplanë të tillë.