E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ish-bashkëpunëtorët e Cërvenkovskit në Këshillin Qendror nuk gjenden më Vllado Buçkovski, Radmilla Shqerinska, Goran Minçev, Nikolla Popovski, Gjeorgji Spasov, Bllagoja Hanxhiski, Nikolla Qurçiev, Ilinka Mitreva, Ilija Iloski, Mile Zeçeviq si dhe krerët e komunave të Kumanovës dhe Ohrit, Zoran Damjanovski dhe Aleksandar Petreski.
Ndryshime radikale nė kryesinė e LSDM-sė, cervenkovski me njerėzit e tij













Në Kongresin e 10-të të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë sot kanë ndodhur ndryshime radikale. Në Këshilli i ri Qendror 90 për qind të anëtarëve tani më janë fytyra të reja.

Nga ish-bashkëpunëtorët e Cërvenkovskit në Këshillin Qendror nuk gjenden më Vllado Buçkovski, Radmilla Shqerinska, Goran Minçev, Nikolla Popovski, Gjeorgji Spasov, Bllagoja Hanxhiski, Nikolla Qurçiev, Ilinka Mitreva, Ilija Iloski, Mile Zeçeviq si dhe krerët e komunave të Kumanovës dhe Ohrit, Zoran Damjanovski dhe Aleksandar Petreski.

Sekretar i ri i partisë në kongresin e sotëm është zgjedhur Andrej Petrov ndërsa nënkryetarë dhe bashkëpunëtorë më të afërt të Cërvenkovskit, tani e tutje do të jenë Gordan Georgiev, drejtor ekzekutiv i Qendrës Analitike “Forum”, kryetari i Strumicës Zoran Zaev dhe Zoran Jovanovski, anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Komerciale.

Nga strukturat e vjetra vetëm Makraduli, Stankoviq dhe Aleksandar Çobotarev, kanë mundur t’i mbrojnë vendet e tyre. Në LSDM besojnë se ky ristrukturim i partisë, do t’i japë fund më krizës në këtë pari politike.

Publikuar: 07.06.2009 | 21:45
Lexuar: 280 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime