Çmimi i ri i EURODIZEL (D-EV) është 65,50 denarë për litër, ndërsa e vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 54 denarë.
Benzina prej mbrëmë në mesnatë është liruar për 3,5 denarë, ndërsa dizeli për katër denarë, vendosi në seancën e sotme Komisioni rregullator për energjetikë.
Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 77 denarë dhe EUROSUPER BS-98 për 78,50 denarë.
Çmimi i ri i EURODIZEL (D-EV) është 65,50 denarë për litër, ndërsa e vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 54 denarë.
Çmimi i mazutit M-1 NS lirohet për 3,179 denarë për kilogram dhe do të shitet nga 39,548 denarë.
Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në pajtim me Metodologjinë për formimin e çmimeve të KRE-së në mesatare është 5,83 për qind.
Ndryshimi i sotëm i çmimeve të derivateve vijon pas shtrenjtimit të javës së kaluar si rezultat i kthimit të akcizave të nivelit nga muaji prill.
Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve në ditën e mërkurë janë rritur për 3,58 për qind, me çka benzina është shtrenjtuar për pesë, ndërsa dizeli për tre denarë.
Komisioni rregullator për energjetikë e konfirmon çmimin e benzinës ndaj bazës së lëvizjes së naftës në bursat botërore dhe raportit të dollarit ndaj euros në dy javët e fundit. Në dy javët e fundit çmimi i naftës në bursat botërore është në ulje të vazhdueshme.